Kursi i dytë i Shkollës mbi sistemet dhe fushatat zgjedhore

Kursi i dytë kombëtar i Shkollës Shqiptare së Studimeve Politike me temë "Sistemet zgjedhore dhe komunikimi politik" u zhvillua në datat 25-26 shtator 2020 në ambjentet e hotel Rogner në Tiranë. Tematika e kursit, e lidhur me reformën aktuale zgjedhore në vend, synoi të thellojë njohuritë dhe argumentat e pjesëmarrësve.

Thirrje për ofertë - Fushatë promovimi në mediat sociale

Akademia e Studimeve Politike fton kompani dhe profesionistë për të ofruar një fushatë promovimi online të një publikimi elektronik të praktikave të mira të bashkëpunimit midis aktorëve vendorë në Shqipëri, Poloni dhe Itali në kuadër të projektit “Duke nisur nga bazat: Roli i Shoqërisë Civile në procesin e integrimit në BE në Shqipëri”,

Shkollat politike dënojnë falsitetin e zgjedhjeve dhe dhunën e përgjakshme në Bjellorusi

Shoqata e Shkollave të Studimeve Politike të Këshillit të Evropës (ASPS) shprehu sot zemërimin për zgjedhjet e rreme të së dielës së kaluar dhe shtypjen e egër të protestave në Bjellorusi. Përdorimi i dhunës nga regjimi autoritar i vendit kundër qytetarëve të tij dëshmon përçmimin e tij për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit.

Prezantohet raporti i monitorimit të ekstremizmit të dhunshëm online në gjuhën shqipe

Akademia e Studimeve Politike në bashkëpunim me Qendrën e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Autoritetin Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike organizuan sot prezantimin e gjetjeve të një monitorimi dy mujor të situatës të elementëve të ekstremizmit të dhunshëm që qarkullojnë online në gjuhën shqipe.

Zhvillohet kursi i parë i Shkollës mbi lidershipin dhe përfaqësimin

Nën protokollin e verdhë të masave anti-COVID, por me shumë energji dhe dëshirë për të mësuar, u zhvillua pas një periudhe pauze kursi i parë kombëtar i programit të Shkollës së Studimeve Politike 2020. Temë “Lidershipi dhe përfaqësimi politik”, u zhvillua me ekspertizën më të mirë vendase dhe të huaj në datat 10-11 korrik 2020, në hotel Rogner në Tiranë

Starton Akademia e Trajnimit të Aktorëve Vendorë për Integrimin

Mbi 20 përfaqësues të njësive të qeverisjes vendore dhe aktivistë të shoqërisë civile nisën sot trajnimin e parë online të Akademisë së Trajnimit të Aktorëve Vendorë, të zbatuar nga Akademia e Studimeve Politike në kuadër të projektit “Duke nisur nga bazat - Roli i Shoqërisë Civile në procesin e integrimit evropian", i mbështetur nga Komisioni Evropian dhe Ministria e Ekonomisë dhe Financave nën instrumentin IPA II - 2014.

Diskutimi i alumnëve: Sfida dhe mundësi për edukimin online në situatën e COVID-19

Akademia e Studimeve Politike organizoi ditët e fundit një diskutim online me një grup alumnësh mbi sfidat me të cilat përballet aktualisht arsimi në kushtet e izolimit nga COVID-19. Si bazë për këtë debat shërbeu një punim kërkimor i përgatitur në tetor 2019, si pjesë e iniciativave publike të pjesëmarrësve të ASP.