Njoftim për shtyrjen e aplikimeve për vitin akademik 2021
Pas interesimit të ditëve të fundit të shumë kandidatëve, dëshirojmë t'ju bëjmë me dije se thirrja për aplikime të reja për vitin akademik 2021 të programit "Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike" nuk do të hapet ashtu si zakonisht në muaijn tetor.Kjo shtyrje është rrjedhojë e nisjes me vonesë të vitit aktual për shkak të tërmetit të nëntorit të kaluar si dhe pezullimit të aktivitetit të Shkollës gjatë pranverës për shkak të pandemisë së COVID-19.
Në këto rrethana, si dhe me dëshirën për të patur mundësi për të planifikuar më mirë formatin e programit të vitit të ardhshëm, shpresojmë që të hapim regjistrimet e reja në pranverën e vitit 2021.