Te rejat e Fundit

Shkolla pjesë e Forumit Botëror për Demokraci 2019

Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike është pjesë e Forumit Botëror për Demokraci 2019, i cili zhvillohet nga dat 6-8 nëntor në Strazburg, Francë. Ky event mbledh së bashku rreth 1500 persona - pjesëmarrës të 21 Shkollave të Studimeve Politike, udhëheqës politikë, aktivistë nga shoqëria civile, përfaqësues të medias dhe të rinj - nën temën kryesore "A rrezikohet demokracia ne epoken e informacionit"

Nis Akademia e Lidershipit për drejtuesit e rinj vendorë

Startoi sot ne Durres kursi i pare i “Programi i Akademise se Lidershipit” me fokus drejtuesit e rinj të Njesive te Qeverisjes Vendore dhe Keshillave te Qarqeve, te cilet do te mund te zhvillojne me tej kapacitetet e tyre drejtuese personale si dhe në menaxhimin e stafeve.

Diskutim mbi integrimin me analistin e njohur Radu Magdin

Alumnet dhe pjesemarres te Shkolles se Studimeve Politike zhvilluan sot nje diskutim me teme "Ballkani Perëndimor në Bashkimin Evropian: Politika e zgjerimit në udhëkryq", prane Qendres per Hapje dhe Dialog COD.

Hapen aplikimet për ciklin e tretë të “Programit të Akademisë së Lidershipit”

Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA) dhe Akademia e Studimeve Politike (ASP) hapin thirrjen për aplikime për pjesëmarrje në ciklin e tretë të “Programi i Akademisë së Lidershipit”. Ky cikël trajnimi do të targetojë kryesisht drejtuesit e rinj të Njësive të Qeverisjes Vendore dhe Këshillave të Qarqeve, të cilët do të mund të zhvillojnë më tej kapacitetet e tyre drejtuese personale si dhe në menaxhimin e stafeve.

Hapen aplikimet për “Akademinë e Trajnimit të Autoriteteve Vendore”

Hapet thirrja për aplikime për pjesëmarrje në Akademinë e Trajnimit për autoritete vendore dhe organizatat e shoqërisë civile. Ky trajnim i ndërtuar në katër kurse, do të targetojë 20 përfaqësues të autoriteteve vendore dhe shoqërisë civile në rajonin Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier dhe Vlorë.

Ministrja e Arsimit pjesë e fushatës edukuese për votuesit e rinj

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, znj. Besa Shahini ishte sot e ftuar për të ndjekur nga afër ushtrimin e votimit të maturantëve të shkollës së mesme “Ismail Qemali” në Tiranë, në kuadër të projektit të Këshillit të Evropës dhe Ambasadës Zvicerane për edukimin e votuesve të rinj për zgjedhjet vendore të 30 Qershorit 2019

Presidenti i Shoqatës së Shkollave Politike viziton Shqipërinë

Presidenti i Shoqatës së Shkollave të Studimeve Politike të Këshillit të Evropës Z. Nils Muižnieks zhvilloi një vizitë në Shqipëri nga 16-18 maj 2019 me ftesë të Akademisë së Studimeve Politike. Z. Muižnieks ishte një nga folësit e ftuar në kursin e tretë kombëtar të programit të Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike, mbajtur në Durrës.

Integrimi Evropian në fokusin e kursit të tretë të Shkollës

Integrimi evropian dhe vendimi i pritshëm mbi hapjen e negociatave ishte fokusi i kursit të tretë të Shkollës së Studimeve Politike. Trajnimi u zhvillua në hotel “Bleart" Durrës, në datat 17-19 maj 2019, me prezencën e lektorëve të përzgjedhur vendas dhe të huaj. Z. Nils Muiznieks, President i Shoqatës së Shkollave të Studimeve Politike të Këshillit të Evropës zhvilloi një diskutim mbi populizmin në Evropë, si një rrezik ndaj demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Mobiliteti urban, deputetët shqiptarë vizitë në Ljubjanë

Rreth 30 deputetë dhe anëtarë të stafeve të parlamenteve të vendeve të rajonit zhvilluan një vizitë studimore në Ljubjanë, Slloveni, nga data 13-15 maj 2019. Qëllimi i vizitës ishte mundësia për të njohur nga afër modelin pozitiv të zbatuar të planifikimit të qëndrueshëm të mobilitetit urban ne këtë qytet, i shpallur "Kryeqyteti i Gjelbert Evropian" për vitin 2016.

ASP nis edukimin e votuesve të rinj në zgjedhjet 2019

Akademia e Studimeve Politike ka nisur zbatimin e programit të edukimit të votuesve për herë të parë në zgjedhjet vendore 2019. Nëpërmjet koordinimit me 13 Drejtoritë Arsimore Rajonale në të gjithë vendin u bë e mundur që të trajnohen në ditët e para të muajit maj rreth 385 mësues që do të zbatojnë programit edukues me maturantët votues për herë të parë.