Raport mbi kufizimet e kandidimit dhe angazhimit të zyrtarëve në fushatë

E Diele, 23 Mars 2025



Keqpërdorimi i burimeve shtetërore në fushatat zgjedhore është një prej problematika kryesore të identifikuara në rritje nga raportet e vëzhguesve vendas dhe ndërkombëtarë gjatë zgjedhjeve në Shqipëri. Një prej këtyre formave të keqpërdorimit është përfshirja e drejtuesve të administratës shtetërore në aktivitetet politike gjatë fushatës elektorale.

Ky raport synon të analizojë kornizën ligjore të kandidimit të zyrtarëve shtetërore dhe angazhimit të tyre të drejpërdrejtë në aktivitetet politike të fushatave zgjedhore dhe ofrojë rekomandime konkrete bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare.

Disa prej problematikave dhe rekomandimeve konstatohen:

- Garantimi i ndarjes së qartë mes zyrtarëve si përfaqësues politikë dhe administratorëve të funksioneve shtetërore

Rekomandim: Në legjislacionin që normon funksionimin e administratës shtetërore  mund të të shtohet / parashikohet një dispozitë që detyron zyrtarët e lartë (sekretarët e përgjithshëm, drejtorët e përgjithshëm të institucioneve publike dhe ndërmarrjeve shtetërore) të japin dorëheqjen në një periudhë të caktuar para dhe pas kandidimit për të shmangur avantazhin e padrejtë. Ky parashikim të pasohet me sanksione për skualifikimin e kandidatëve nga lista shumëemërore e propozuar nga ana e subjektit zgjedhor.

- Rritja e transparencës mbi përfshirjen e zyrtarëve në organizimin e fushatës zgjedhore partiake

Rekomandim: Në kuadër të ligjit për etikën në administratën publike dhe legjislacionit për menaxhimin financiar dhe kontrollin, mund të parashikohet një mekanizëm ligjor apo nënligjor për të përfshirë dispozita të detajuara që ndalojnë çdo zyrtar të përdorë ambjentet, automjetet, pajisjet, mjetet e punës dhe stafin ne varësi apo të kontraktuar për qëllime politike. Gjithashtu të përcaktohen sanksione më të forta për rastet e shkeljes së këtij rregulli. Këshilli i Ministrave dhe Departamenti i Administratës Publike (DAP) duhet të miratojnë një rregullore të detajuar, duke përcaktuar ndalesat dhe detyrimet për punonjësit e administratës publike gjatë fushatës.

Rekomandim: Rritja e transparencës publike mbi aktivitetet e administratës dhe enteve të tjera publike si dhe raporteve financiare që mund të jenë subjekt i kontrolleve të mëtejshme nga KQZ apo edhe komisioneve të posaçme parlamentare mbikëqyrëse bipartizane. 

Ky raport u zhvillua në kuadër të projektit “Partneritete të forta për reforma të qëndrueshme - Forcimi i rolit të shoqërisë civile në adresimin e sfidave të zgjedhjeve të lira dhe të drejta”, mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulta përmes programit MATRA.

 

Raporti i plotë