Te rejat e Fundit
Thirrje për ofertë - Fushatë promovimi në mediat sociale
Akademia e Studimeve Politike fton kompani dhe profesionistë për të ofruar një fushatë promovimi online të një publikimi elektronik të praktikave të mira të bashkëpunimit midis aktorëve vendorë në Shqipëri, Poloni dhe Itali në kuadër të projektit “Duke nisur nga bazat: Roli i Shoqërisë Civile në procesin e integrimit në BE në Shqipëri”,
Shkollat politike dënojnë falsitetin e zgjedhjeve dhe dhunën e përgjakshme në Bjellorusi
Shoqata e Shkollave të Studimeve Politike të Këshillit të Evropës (ASPS) shprehu sot zemërimin për zgjedhjet e rreme të së dielës së kaluar dhe shtypjen e egër të protestave në Bjellorusi. Përdorimi i dhunës nga regjimi autoritar i vendit kundër qytetarëve të tij dëshmon përçmimin e tij për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit.
Thirrje për ekspertë hartimi të dokumentit rekomandues mbi bashkëpunimin e autoriteteve vendore
Akademia e Studimeve Politike kërkon të kontraktojë një ekspert për të hartuar dokumentin rekomandues në kuadër të projektit “Duke nisur nga bazat: Roli i Shoqërisë Civile në procesin e integrimit në BE në Shqipëri”, financuar nga Instrumenti Europian IPA II i Bashkimit Evropian 2014.
Prezantohet raporti i monitorimit të ekstremizmit të dhunshëm online në gjuhën shqipe
Akademia e Studimeve Politike në bashkëpunim me Qendrën e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Autoritetin Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike organizuan sot prezantimin e gjetjeve të një monitorimi dy mujor të situatës të elementëve të ekstremizmit të dhunshëm që qarkullojnë online në gjuhën shqipe.
Zhvillohet kursi i parë i Shkollës mbi lidershipin dhe përfaqësimin
Nën protokollin e verdhë të masave anti-COVID, por me shumë energji dhe dëshirë për të mësuar, u zhvillua pas një periudhe pauze kursi i parë kombëtar i programit të Shkollës së Studimeve Politike 2020. Temë “Lidershipi dhe përfaqësimi politik”, u zhvillua me ekspertizën më të mirë vendase dhe të huaj në datat 10-11 korrik 2020, në hotel Rogner në Tiranë
Publikohet dokumentari mbi temën e Mobilitetin Urban në Shqipëri
Ky dokumentar promovues është pjesë e angazhimit dyvjeçar të ASP me mbështetjen e GIZ ORF-EE, për rritjen e kapaciteteve dhe bashkëpunimin e politikëbërësve qendrore dhe vendorë në fushën e Mobilitetit Urban në Shqipëri
Publikohet analiza e alumnëve mbi shtetin e së drejtës në gjendjen e emergjencë COVID-19
Ky dokument analizues mbi ndryshimet ligjore dhe aktet normative që janë ndërmarrë gjatë muajve të fundit nën situatën e emergjencës si pasojë e COVID-19, u prodhua si pjesë e kontributit profesional të alumnëve të “Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike”.
Starton Akademia e Trajnimit të Aktorëve Vendorë për Integrimin
Mbi 20 përfaqësues të njësive të qeverisjes vendore dhe aktivistë të shoqërisë civile nisën sot trajnimin e parë online të Akademisë së Trajnimit të Aktorëve Vendorë, të zbatuar nga Akademia e Studimeve Politike në kuadër të projektit “Duke nisur nga bazat - Roli i Shoqërisë Civile në procesin e integrimit evropian", i mbështetur nga Komisioni Evropian dhe Ministria e Ekonomisë dhe Financave nën instrumentin IPA II - 2014.
Diskutimi i alumnëve: Sfida dhe mundësi për edukimin online në situatën e COVID-19
Akademia e Studimeve Politike organizoi ditët e fundit një diskutim online me një grup alumnësh mbi sfidat me të cilat përballet aktualisht arsimi në kushtet e izolimit nga COVID-19. Si bazë për këtë debat shërbeu një punim kërkimor i përgatitur në tetor 2019, si pjesë e iniciativave publike të pjesëmarrësve të ASP.
Publikohet studimi mbi mobilitetin urban
Politikëbërësit ndodhen sot përballë një sfide të ngjashme në të gjithë qytetet e mëdha: si të përmirësohet lëvizshmëria e qytetarëve dhe në të njëjtën kohë të zvogëlohet trafiku, aksidentet dhe ndotja e mjedisit. Ky studim i hartuar falë bashkëpunimit me Institutin Co-Plan ofron një pamje të situatës së mobilitetit në Shqipëri dhe potencialit për të ofruar zgjidhje për bashkëinë Tiranë si dhe qytete të tjera të mëdha në vendin tonë.















