Te rejat e Fundit
Diplomohet gjenerata 2020 e Shkollës së Studimeve Politike
“Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike” mbylli me sukses vitin akademik për pjesëmarrësit e gjeneratës 2020. Një grup prej 15 drejtuesish të rinj u diplomuan pas përfundimit të një cikli njëvjeçar mbi mirëqeverisjen, organizimin politik, lidershipin si dhe politikat e Bashkimit Europian.
Publikohet Raporti i Monitorimit SETA mbi fushatën zgjedhore
Raporti i gjashtë i Monitorimit SETA pasqyron gjetjet në drejtim të sjelljes së administratës shtetërore, përdorimit të aseteve publike dhe shpenzimet propagandistike të subjekteve zgjedhore gjatë fushatës zgjedhore.
Publikohet monitorimi i pestë mbi burimet shtetërore në fushatën zgjedhore
Publikohet Raporti i pestë i Monitorimit të përdorimit të burimeve shtetërore në fushatën zgjedhore, i hartuar nga Akademia e Studimeve Politike në kuadër të projektit "Forcimi i Transparencës së Zgjedhjeve në Shqipëri" (SETA). Ky raport pasqyron gjetjet e monitorimit për periudhën 25 mars - 25 prill 2021
Publikohet monitorimi i katërt mbi burimet shtetërore në fushatën zgjedhore
Publikohet Raporti i katërt i Monitorimit të përdorimit të burimeve shtetërore në fushatën zgjedhore, i hartuar nga Akademia e Studimeve Politike në kuadër të projektit "Forcimi i Transparencës së Zgjedhjeve në Shqipëri" (SETA). Ky raport pasqyron gjetjet e monitorimit për periudhën 1-25 mars 2021.
ASP trajnim për gazetarët për monitorimin e fushatës zgjedhore
Mbi 25 gazetarë lokalë dhe profesionistë të medias u trajnuan sot mbi monitorimin e përdorimit të burimeve shtetërore dhe financimin e fushatës së saponisur zgjedhore. Pjesëmarrësit u njohën me ndryshimet e Kodit Zgjedhor dhe kufizimet e reja që parashikohen me qëllim ofrimin e shanseve të barabarta për të gjithë kandidatët në zgjedhjet e 25 prillit.
Publikohet monitorimi i tretë mbi burimet shtetërore në fushatën zgjedhore
Publikohet Raporti i tretë i Monitorimit të përdorimit të burimeve shtetërore në fushatën zgjedhore, i hartuar nga Akademia e Studimeve Politike në kuadër të projektit "Forcimi i Transparencës së Zgjedhjeve në Shqipëri" (SETA). Ky raport pasqyron gjetjet e monitorimit për periudhën 1-28 shkurt 2021.
Finalizohet programi i Shkollës së Studimeve Politike 2020
“Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike” mbylli me sukses një vit të vështirë akademik për 21 pjesëmarrësit e gjeneratës 2020. Një grup drejtuesish të rinj – aktivistë politikë, autoritete vendore, përfaqësues të administratës publike si dhe aktivistë të shoqërisë civile – u trajnuan në një cikël njëvjeçar mbi mirëqeverisjen, organizimin politik, lidershipin si dhe politikat e Bashkimit Europian.
Dorëzohet kërkesa për ndryshimin e rregullores mbi veprimtaritë e ndaluara
Akademia e Studimeve Politike në bashkëpunim me Shoqatën për Kulturë Demokratike dhe Institutin e Studimeve Politike dorëzoi zyrtarisht pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një kërkesë për ndryshimin e rregullores për raportimin e veprimtarive të ndaluara të zyrtarëve të lartë publikë gjatë periudhës parazgjedhore.
Prezantohet platforma e monitorimit SETA e burimeve shtetërore në fushatën zgjedhore
Gjetjet e monitorimit mbi përdorimin e burimeve shtetërore në periudhën parazgjedhore të zhvilluar nën projektin "Forcimi i Transparencës Zgjedhore në Shqipëri" (SETA), u prezantuan sot në një aktivitet të organizuar nga Akademia e Studimeve Politike dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Publikohet monitorimi i dytë mbi burimet shtetërore në fushatën zgjedhore
Publikohet Raporti Monitorimit të dytë të përdorimit të burimeve shtetërore në fushatën zgjedhore, i hartuar nga Akademia e Studimeve Politike në kuadër të projektit "Forcimi i Transparencës së Zgjedhjeve në Shqipëri" (SETA).















