E Marte, 16 Tetor 2012
Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike dëshiron t’ju njoftojë se ka filluar procedurat e pranimit të aplikimeve për vitin 2013.
Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike është një program i Këshillit të Evropës, me bashkëfinancim nga Kooperacioni Zviceran, i konceptuar si një instrument i cili mund të ndihmojë liderët e rinj në sektorët administrativë, ligjorë, ekonomikë, socialë, dhe kulturorë të përgatiten për funksionet e tyre. Nëpërmjet dialogut dhe mësimit interaktiv, Shkolla do të trajtojë një gamë të gjerë të sfidave në shoqëritë tona, si edhe do të ndihmojë në krijimin e lidhjeve mes brezave të rinj të liderëve në vendet e tyre si dhe jashtë kufijve.
Profili i pjesëmarrësve
Anëtarët e rinj të Parlamentit, zyrtarë të institucioneve qëndrore dhe lokale, të zgjedhurit e këshillave të bashkive, komunave, përfaqësues nga sistemi gjyqësor, biznesi, media, organizatat joqeveritare. Mosha e pjesëmarrësve të jetë deri në 40 vjeç. Shkolla synon një balancim gjinor të pjesëmarrësve si dhe një përfaqësim të barabartë të minoriteteve etnike dhe fetare nëse ata plotësojnë kriteret e tjera.
Kriteret e pranimit
Kandidati që kërkon të ndjekë Programin “Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike” duhet të përmbushë kriteret e mëposhtme:
- Përparësi do t’u jepet atyre që zotërojnë një diplomë universitare të lëshuar nga një universitet brenda ose jashtë vendit.
- Të zotërojë gjuhën angleze dhe/ose frënge. Zotërimi në nivel të mirë i këtyre gjuhëve kërkohet pasi disa lëndë do të zhvillohen në këto gjuhë. Përbën avantazh zotërimi edhe i ndonjë gjuhe tjetër perëndimore.
- Të shprehë qartë motivimin e pjesëmarrjes në Programin “Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike” dhe interesat politike dhe për zhvillim karriere
- Mosha e kandidatit duhet të jetë deri në 40 vjeç
- Kandidati preferohet të jetë në një pozicion aktiv publik
- Të jetë i rekomanduar nga dy persona të cilët i njohin aftësitë akademike, profesionale, kërkimore dhe personale të kandidatit.
Dokumentacioni i pranimit:
- Formular i plotësuar i kërkesës.
- Fotokopje të diplomës.
- Dy letra rekomandimi, secila e mbyllur në zarf dhe e firmosur nga rekomanduesi.
- 1 (një) fotografi me format pasaporte.
Personat e interesuar janë të lutur të shkarkojnë formularin e kërkesës dhe të letrës së rekomandimit nga faqja e internetit www.shkollapolitike.org
Shkolla ka një tarifë regjistrimi prej 200 Euro (vetëm për të pëzgjedhurit).
Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve është data 15 Nëntor 2012 ora 17:00.
Dorëzimi i aplikimeve duhet të bëhet pranë Zyrës së Shkollës Politike:
Kotoni Center, Rr.Donika Kastrioti, Nr.3, Hyrja 2, Kati 4, Zyra 2, Tirana, Albania
Tel: +355 2272173; E-mail: rovena.meslani@shkollapolitike.org





