APS organizon tryezen per legjislacionin e Eficiences se Energjise

E Premte, 16 Mars 2012



16 mars 2012 - Projektligji i ri per Eficencën e Energjisë ka mbledhur sot në një tryezë të rrumbullakët në Hotel Tirana Internacional, deputetë, drejtues të institucioneve, ekspertë të sektorit dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Aktiviteti u organizua nga Akademia e Studimeve Politike, me kontributin e GIZ Albania, në kuadër të iniciativës rajonale “Dialogu Publik për përdorimin e Qëndrueshëm të Energjisë në Europën Juglindore“.

Debati i hapur i pjesëmarrësve synoi krijimin e një platforme diskutimesh rreth projektligjit të ri të Efiçiencës së Energjisë, i cili pritet të paraqitet për aprovim në Kuvendin e Shqipërisë. Sugjerimet më të mira të ekspertëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, do të përmblidhen në një dokument rekomandues, i cili do t’i ofrohet zyrtarisht komisioneve parlamentare përpara shtyrtimit të projektligjit. Mbi këto propozime të grupeve të interesit, mendohet të organizohet edhe një seancë dëgjimore në Kuvend, përpara se projektligji të kalojë për votim në seancën plenare.

Pjesëmarrësit kanë vendosur theksin mbi rëndësinë e hartimit të një legjislacioni, i cili mund të gjejë zbatim në praktikën shqiptare.
Një nga pikat kyçe të propozimeve, ishte cështja e domosdoshmërisë së:
 
-krijimit të Fondit Kombëtar të Eficencës së Energjisë;
-krijimi i një Agjensie Kombëtare të Eficencës së Energjisë,
-hartimi i praktikave për certifikimin e ndërtesave të reja dhe ato ekzistuese
-stimulimi i praktikave më të mira në ngrohjen dhe ndricimin e ndërtesave publike.

Në këtë aktivitet diskutuan dhe dhanë mendimet e tyre:

-Z.Jemin Gjana, Kryetar i Komisionit Parlamentar për Veprimtarite Prodhuese, Tregëtine dhe Mjedisin, theksoi rëndësinë e diskutimeve për implementimin e ligjeve dhe shprehu gatishmërinë për të mirëpritur propozimet e tryezës në komisionin kuvendor, qw ai drejton.

-Z. Agim Bregasi, Drejtor i Departamentit te Energjise - Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës: Shpjegoi detajet e ligjit dhe premtoi se sugjerimet e tryezws do tw pasqyrohen nw projektligjin pwrfundimtar qw do tw dwrgohet pwr aprovim.

Gjithashtu diskutuan dhe dhanw sugjerimet e tyre :
-Z. Pajtim Bello, ish-zv.ministër i Energjitikes, ekspertwt e sektorit tw energjisw Z.Edmond Hido Z.Gjergj Simaku, Z.Besim Islam, ekspertwt nga shoqata e arkitektwve  Z. Artan Shkreli, Arben Biçoku, pwrfaqwsuesi i shoqatws sw ndwrtuesve Z.Pipo Vjero, si edhe përfaqësues të donatorwve dhe shoqwrisw civile nw sektorin e energjisw dhe mjedisit.

Në përputhje me Direktivat Europiane  dhe paketën e udhëzimeve për energjinë dhe mbrojten e mjedisit, Shqipëria ka vendosur objektiva ambicioze; rritjen e efiçiencës së energjisë me 9% deri në vitin 2018. Për të arritur objektivin e rritjes së efiçiencës së energjisë, duhet të punojnë së bashku të gjithë sektorët e shoqërisë, jo vetëm insititucione publike dhe legjislative, por edhe shoqëria civile, ndërmarrjet, mediat dhe secili individ.

Ky aktivitet është pjesë e iniciativës rajonale “Dialogu Publik për përdorimin e Qëndrueshëm të Energjisë në Europën Juglindore“, i cili zbatohet nga Rrjeti i Shkollave të Studimeve Politike në Europën Juglindore (që operon nën kujdesin e Këshillit të Evropës) me mbështetjen e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Gjerman (GIZ) nën kujdesin e Ministrisë Federale Gjermane të Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillimit (BMZ).