Ceremonia e Diplomave

E Hene, 24 Tetor 2011



E Enjte, 20 Tetor 2011 – Gjatë një ceremonie diplomimi sot Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike (ASPS) shpërndau diploma për një grup të ri studentësh. Të gjithë 23 studentët u diplomuan pas përfundimit me sukses të një periudhe një vjeçare studimi. Në praninë e Presidentit të Republkës, Z. Bamir Topi, Ambasadores Zvicerane, Zj. Yvana Enzler, dhe Kreut të Këshillit të Europës në Shqipëri, Z. Marco Leidekker, stafi i ASPS dha diplomat, përgëzoi të sapo-diplomuarit dhe bëri thirrje për vazhdimin e mbështetjes ndaj shkollës.

Ambasadorja Zvicerane, Sh.S., Yvana Enzler shprehu kënaqësi me kontributin e dhënë nga Shkolla në sferën politike dhe atë të administrimit publik në Shqipëri. “Është thelbësore të përgatiten, trajnohen, dhe të diplomohen udhëheqësit, administratorët dhe ligjvënësit e ardshëm të cilët po punojnë ose do të punojnë në një të ardhme në sferën publike”, tha Ambasadorja Enzler. “Unë jam e sigurt se kjo Shkollë, në të gjitha aspektet, është një instrument efektiv në formimin e udhëheqjes së ardhshme politike të Shqipërisë”, tha Ambasadorja. Ajo gjithashtu përmendi një arritje tjetër të Shkollës që lidhet me ekuilibrin gjinor midis të diplomuarve: “Është inkurajuese të shohësh se si më shumë gra janë përfshirë në listat e Shkollës dhe një kuotë më e lartë e pjesëmarrësve femra nxitet nga Shkolla”. Aktualisht rreth 55% e ndjekësve të Shkollës janë femra.

“Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike ka arritur të ketë sukses dhe pas pesë vitesh ne mund të themi me plot gojën që është krijuar një traditë e re“, tha Presidenti Topi. “Ju keni të drejtën morale që të bëheni pjesë shumë vizionare e shoqërisë shqiptare në të gjitha linjat: në media të pranishëm, në politikë të pranishëm, në politikat institucionale të pranishëm, sepse vërtet Shqipëria ka shumë nevojë“, shtoi Presidenti duke iu adresuar të sapo-diplomuarve. Më pas Presidenti gjithashtu u shpërndau diplomat studentëeve gjatë ceremonisë së diplomimit.  

“Përmes mbështetjes që jep Këshilli i Evropës synon të nxisë një kulturë politike e cila është e hapur për ndryshime dhe për ide të reja, e cila respekton ligjin dhe detyrimet ndërkombëtare, e cila është demokratike në natyrë, ushtron pushtetin me arsye dhe në mënyrë proporcionale, dhe preferon dialogun”, tha Kreu i Këshillit të Evropës për Shqipërinë, Z. Leidekker, Ai gjithashtu përgëzoi diplomantët e rinj dhe theksoi rolin e rëndësishëm të trajnimit dhe arsimimit për udhëheqësit e ardshëm politikë me qëllim zhvillimin e institucioneve demokratike në Shqipëri.

“Pjesëmarrja në këtë program, në këtë ‘sheshbetejë idesh’ luan një rol të rëndësishëm identitet-formues dhe socializues“, tha në fjalën e tij Drejtori i Programit të Shkollës, Z. Marsel Çapi. Ky është identiteti i liderit profesional, i aftë për tu angazhuar dhe për të marrë përgjegjësi, nevoja e të cilit vazhdon të ndihet sot në shoqerinë shqiptare”, theksoi Z. Çapi.

Pas fjalimeve pjesëmarrësit dëgjuan dy dëshmi nga studentët e diplomuar. Një nga objektivat e ASPS është nxitja e një udhëheqjeje politike e cila është e përgjëgjshme dhe etike. Ngjarja u mbyll me dhënien e diplomave dhe me një pritje.

Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike u ngrit fillmisht nga Këshilli I Evropës dhe aktualisht mbështetet nga Zyra e Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri. Mbështetja Zvicerane e mundësoi  Shkollën që të rrisë numrin e kurseve nga 3 në 5 si dhe të përfshijë qeverisjen vendore dhe rajonale si një temë të veçantë. Ndërsa proçesi i decentralizimit merr më shumë vëmendje, bëhet e rëndësishme nevoja që udhëheqësit dhe punonjësit e komunave, bashkive dhe Qarqeve të jënë të trajnuar dhe të njohur me funksionet e qeverisjes vendore. Kjo përshtatet me strategjinë e Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri që përfshin forcimin e funksioneve të qeverisjes vendore si temë e veçantë.

Çdo vit një brez I ri politikanësh dhe aktorësh të cilët punojnë ose aspirojnë të punojnë në funksione publike, hyjnë në shkollë dhe diplomohen. Si në shkollat e tjera në rajon – te ngritura nga Këshilli I Evropës – ASPS synon elitën dhe kërkon të fusë vlerat e dialogut, transparencës dhe konsensusit midis udhëheqjës së ardhshme politike.

Bashkëpunimi Zviceran e ka në focus të veçantë forcimin e qeverisjes vendore dhe përparimin e decentralizimit. Në Strategjinë e Bashkëpunimit (2010-2013), Zicra jep rreth 1/3 e buxhetit për Shqipërinë drejt forcimit të qeverisjes vendore dhe decentralizimit.