E Diele, 22 Qershor 2025

22.06.2025 - Kursi i dytë kombëtar i Shkollës Shqiptare së Studimeve Politike 2025 me temë "Integrimi në Bashkimin Evropian në një rend botëror të trazuar" u zhvillua nga 20-22 qershori në Berat nën ekspertizën më të mirë vendase dhe të huaj.
Procesi i deritanishëm i negociatave u prezantua nga zv.ministri i Brendshëm dhe negociatori i Kapitullit 24, z.Besfort Lamallari. Tema u plotësua më tej nga njohja me eksperiencën e reformave integruese dhe zbatimit të tyre pas antarësimit falë ekspertit sllovak Pavol Žilincik, lektor i Akademisë Gjyqësore në Sllovaki, si dhe strukturimit të procesit integrues për të përfshirë aktorët jopublikë në proces, nga Nirvana Deliu, eksperte pranë EMA Shqipëri. Ky modul me pjesëmarrësit e Shkollës u mundësua falë bashkëpunimit të dy organizatave për të rritur informimit dhe pjesëmarrjen e aktorëve civilë në procesin e integrimit.
Pjesa e dytë e kursit trajtoi ndryshimet e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe rendin e ri global. Ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati prezantoi sfidat me të cilat përballet Evropa dhe rajoni ynë nën zhvillimet e fundit botërore. Diskutimi me Alexis Vahlas, profesor i së drejtës pranë Universitetit të Strasburgut dhe këshilltar politik i komandës ushtarake franceze, hodhi dritë mbi sigurinë e brishtë të përbashkët atlantike, konfliktet e fundit Izrael-Iran dhe Rusi-Ukrainë.
Moduli i tretë, u fokusua në Profilizimin e personalitet politik dhe teknikat e negociimit, me Ervin Karamuco, profesor i së drejtës pranë Universitetit të Tiranës.
Kursi ishte një mundësi për të vizituar traditën e pasur historike të qytetit të Beratit.