Forumi mbi reformën zgjedhore me studentët e universitetit Fan Noli në Korçë
E Premte, 01 Mars 2024

Transparenca mbi reformën zgjedhore dhe nxitja e angazhimit të të rinjve dhe shoqërisë civile në çëshjet zgjedhore ishin në fokus të forumit të organizuar me studentë dhe lektorë të fakultetit Ekonomik pranë Universitetit Fan Noli në Korçë. Ky është i pari nga një cikël forumesh qytetare që do të zhvillohen nga Akademia e Studimeve Politike dhe Instituti i Studimeve Politike në vijim të ofrimit të rekomandimeve pranë Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore pranë Kuvendit të Shqipërisë.
Disa nga çështjet e diskutuara gjatë takimit ishin:
Krahas përshëndetjes dhe vlerësimeve nga Reinout Vos (Ambasador i Mbretërisë së Vendeve të Ulta), Ledina Alolli (dekane e FE, në emër të Universitetit), diskutimit i kontribuuan ekspertët Erjon Tase (Akademia e Studimeve Politike) dhe Afrim Krasniqi (Instituti i Studimeve Politike). Aktiviteti i moderuar nga eksperti i njohur i medias Lufti Dervishi nxiti diskutime konstruktive dhe një bashkëbisedim aktiv me studentë dhe pedagogë të universitetit.
Gjatë debatit u theksua se standardet e zgjedhjeve janë elementë thelbësorë për jetësimin e kritereve mbi demokracinë përfaqësuese dhe shtetin e së drejtës, një sfidë e rëndësishme dhe prioritet për Shqipërinë në procesin e negociatave për anëtarësim në BE. Zgjedhësit e formuar dhe të informuar, të pavarur dhe të lirë, aktiv në pjesëmarrje dhe kërkimin e llogaridhënies, promovues dhe mbrojtës të së drejtave kushtetuese, përbëjnë bazën jetike të proceseve zgjedhore me integritet të lartë dhe të demokracisë funksionale.
Aktiviteti ishte pjesë e angazhimeve të Instituti i Studimeve Politike / Institute for Political Studies dhe Akademia e Studimeve Politike në kuadër të projektit “Partneritete të forta për reforma të qëndrueshme - Forcimi i rolit të shoqërisë civile në adresimin e sfidave të zgjedhjeve të lira dhe të drejta”, mbështetur financiarisht nga programi MATRA / Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Shqipëri.

- Çfarë presin qytetarët / rinia studentore nga reforma e re zgjedhore?
- Si mund të ndikojnë qytetarët në debatin parlamentar mbi reformën zgjedhore?
- Sa të përfaqësuar dhe të kënaqur janë të rinjtë me të zgjedhurit?
- Sa informacion kanë të rinjtë mbi sistemin zgjedhor dhe cilin preferojnë?
- Cili është perceptimi mbi votën e diasporës dhe rolin e saj?
- Si duhet të arrihet administrimi profesional dhe i besueshëm i zgjedhjeve?
- Cili është roli i partive politike, KQZ dhe institucioneve të tjera në procese zgjedhore?
- Si mund të parandalohen trafikimi i votës dhe abuzimet me burimet shtetërore?
- Cilat janë përvojat personale lidhur me zgjedhjet dhe votën?