ASP antarësohet në Rrjetin Ndërkombëtar Kundër Urrejtjes Kibernetike (INACH)
E Marte, 27 Shkurt 2024

Akademia e Studimeve Politike antarësohet në Rrjetin Ndërkombëtar Kundër Urrejtjes Kibernetike (INACH), grupimi më i madh i organizatave të angazhuara në luftimin e urrejtjes, ekstremizmit dhe nxitjes së dhunës në internet.
Ky antarësim i ASP, si organizata ombrellë për Rrjetin e Sinjalizuesve të Besuar, ofron një mundësi shtesë për raportimin dhe heqjen e shpejtë të materialeve të dëmshme në rrjetet sociale përmes sistemit të trajtimit të privilegjuar të ankesave të INACH pranë ofruesve të platformave si Meta, X, TikTok dhe Youtube.
ASP është duke koordinuar një bashkëpunim të mëtejshëm me autoritetet zyrtare në vend për të koordinuar identifikimin dhe bllokimin nga këto platforma ndërkombëtare të materialeve të paligjshme dhe profileve të rreme, që janë kthyer së fundi në një shqetësim në rritje për publikun.
Gjithashtu, ekspertët e angazhuar si pjesë e rrjetit të Sinjalizuesve të Besuar do të përfitojnë trajnime të dedikuara për të identifikuar gjuhën e urrejtjes dhe ekstremismin e dhunshëm si dhe marrin pjesë në konferenca dhe organizime të tjera ndërkombëtare.

Angazhimi i ASP në ofrimin e ekspertizës kërkimore dhe lehtësimin e bashkëpunimit mes aktorëve publikë dhe privatë në rritjen e sigurisë kibernetike vijon të mbështetet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.
INACH mbledh rreth vetes 35 organizata nga 28 vende në mbarë botën, të cilat janë aktive në zbatimin e të drejtave të njeriut në internet. Falë këtij bashkëpunimi në katër kontinente të ndryshme, organizata ofron një perspektivë të larmishme, duke i lejuar rrjetit të kundërshtojë të gjitha format e diskriminimit në internet dhe të përfshijë prejardhje dhe gjuhë të ndryshme kulturore.
Më shumë rreth INACH në këtë link
Mbi Rrjetin e Sinjalizuesve të Besuar ndiqni këtë link