E Merkure, 17 Qershor 2009
Nga 5 deri ne 7 Qershor 2009, Fondi i Beogradit per Ekselencen Politike organizoi nje seminar tre-ditor me perqendrim ne: “Siguria e energjise dhe mbrojtja e mjedisit, argumente te reja dhe bashkepunimi ne rajon." Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike u perfaqesua ne kete takim me nje grup te perbere nga alumni dhe eksperte te fushes se energjitikes.
Ceshtjet me te rendesishme qe u ngriten gjate ketij seminari ishin:
- Politikat ambjentaliste ne Ballkanin Perendimor
- Siguria e energjise dhe ambjentit ne rajon
- Burimet alternative te energjise (Burime energjie te rinovueshme dhe energjia nukleare)
- Mbrojtja e ambjentit dhe politikat mjedisore
- Permiresimi i eficiences energjitike
- Prezantime te shkollave politike dhe roli i tyre ne politikeberje ne Ballkanin Perendimor
Nder folesit kryesore ne forum mund te permendim:
Zj Sonja Licht, Presidente e Fondit te Beogradit per Ekselencen Politike; Zj Hedvig Morvai – Horvath, Drejtore per Fondin Europian te Balkanit, Z Aaron Presnall, Drejtor Sudimesh per Institutin Jefferson, Z Milan Simurdic, President i Forumit per Marredhenie Nderkombetare, Levizja Europiane ne Serbi – Beograd, Z Luan Nikolla Profesor, Qendra Kombetare per Burime Natyrore Tirane; Z Ivan Videnovic, Punonjes Programi Agjensia Nderkombetare per Energjine Atomike dhe Z Goran Svilanovic, Koordinator i Aktiviteteve Ekonomike dhe Mjedisore, Sekretariati OSBE.
Ne seminar u prezantuan gjithashtu pune kerkimore nga Forumi per Marredhenie Nderkombetare, Levizja Europiane ne Serbi, Agjencia Kombetare per Burime Natyrore, Tirane, Agjencia Nderkombetare per Energjine Atomike, Ministria e Turizmit dhe Mbrojtjes se Mjedisit ne Republiken e Malit te Zi si dhe think-tanks nga Ballkani Perendimor. Te gjithe pjesemarresit ne kete aktivitet paten nje mundesi shume te mire te diskutonin, presantonin dhe debatonin per ceshtje te ndryshme dhe te dilnin ne perfundimin se: bashkepunimi dhe koordinimi sa me i mire mes vendeve tona ne rajon duhet te jete gjithmone me frytedhenes se kurre ndonjehere ne menyre qe te arrihet ne implementimin sa me mire te politikave te drejta ne vendet respektive dhe per komunitetet e tyre.