Seminar per "Decentralizimi ne Shqiperi: arritjet dhe sfidat"

E Merkure, 08 Prill 2009



“Decentralizimi ne Shqiperi: arritjet dhe sfidat” ishte tema qendrore e nje audience te Kryetarit te Bashkise se Tiranes, Z Edi Rama me pjesemarres dhe alumni te Shkolles Shqiptare te Studimeve Politike, mbajtur ne 8 prill 2009 ne ambjentet e Bashkise se Tiranes.

Kryetari i Bashkise se Tiranes, Z Edi Rama ndau me pjesemarresit nje veshtrim te pergjithshem te fazes aktuale te decentralizimit (politik, administrativ dhe fiskal) dhe impaktit te ketij procesi ne qeverisjen vendore. Ai shpjegoi se megjithe hapat pozitive te ndermare ne kete drejtim dhe ekzistencen e nje kuadri ligjor plotesisht te krahasueshem me ate te vendeve te Bashkimit Europian, reforma mbetet ende e paplote sidomos ne lidhje me planifikimin urban dhe kontrollin e territorit apo kompetencat e perbashketa midis pushtetit qendror dhe atij vendor. Midis te tjerash, Z Rama permendi nevojen e nje reforme territoriale me qellim reduktimin e numrit te njesive te qeverisjes vendore si nje parakusht per nje decentralizim te shpejte dhe te suksesshem.

Diskutimet me pas u fokusuan ne politikat lokale te Bashkise se Tiranes ne lidhje me sherbimet publike lokale, taksat lokale si dhe procesin e legalizimit te ndertimeve dhe trojeve informale.

Takimi i organizuar eshte i pari i nje serie vizitash studimore dhe takimesh me titullaret e institucioneve kryesore qendrore dhe vendore, te planifikuar nga Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike ne kuader te programit te saj 2009.