E Hene, 14 Tetor 2019

Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA) dhe Akademia e Studimeve Politike (ASP) hapin thirrjen për aplikime për pjesëmarrje në ciklin e tretë të “Programi i Akademisë së Lidershipit”. Ky cikël trajnimi do të targetojë kryesisht drejtuesit e rinj të Njësive të Qeverisjes Vendore dhe Këshillave të Qarqeve, të cilët do të mund të zhvillojnë më tej kapacitetet e tyre drejtuese personale si dhe në menaxhimin e stafeve.
Lektorët e ftuar në trajnim janë ekspertët më të mirë vendas, të certifikuar nga Këshilli i Evropës, dhe janë zgjedhur me kujdes që të ofrojnë një ndërthurje të mirë të aspekteve teorike dhe praktike të temave të programit. Në përfundimin me sukses të trajnimit, pjesëmarrësit do të sigurojnë një certifikatë të njohur nga Këshilli i Evropës dhe Shkolla Shqiptare e Administratës Publike.
Më konkretisht, trajnimet janë programuar të zhvillohen si më poshtë:
Kursi i parë – “Lidershipi personal” - 31 tetor - 2 nëntor 2019
Kursi i dytë - “Lidershipi në menaxhim” – 20 - 22 nëntor 2019
Shprehja e interesit për t’u bërë pjesë e Programit të Akademisë së Lidershipit mund të kryhet në adresën elektronike adela.kula@aspa.gov.al, duke bashkangjitur një CV, brenda datës 17 tetor 2019, ora 16:00.
Më shumë informacion mbi programin dhe listën e drejtuesve të certifikuar në dy ciklet në vitet 2018-2019 mund të gjeni këtu





