Kursi i Dyte i Shkolles Shqiptare te Studimeve Politike per vitin 2009

E Marte, 31 Mars 2009



“Qeverisja, demokracia dhe zhvillimi” ishte titulli i Kursit te Dyte te Shkolles Shqiptare te Studimeve Politike per vitin 2009, nje kurs i organizuar ne daten 20-22 Mars, ne qytetin e Shkodres. Kjo tematike nuk u zgjodh rastesisht.  Ndersa gjate kursit te pare qellimi ishte  rritja e njohurive dhe aftesimit te studenteve mbi partite politike si edhe te aktoreve qe perfaqesojne interesat politike te popullsise, Kursi i dyte u perqendrua kryesisht, dhe jo vetem, ne fazat e procesit politik: transformimi i politikave te zhvillimit nepermjet procesit te qeverisjes demokratike ne nivele te ndryshme.  Ne kete kendveshtrim, kursi perfshiu nje sere leksionesh, seminaresh dhe studime konkrete rastesh mbi mireqeverisjen dhe adminsitrmin publik, zoterimin e ligjit dhe procesin demokratik te ligjberjes, perkrahjen sociale, si edhe zhvillimin e qendrueshem kombetar dhe rajonal.  Ne vecanti, debate u perqendrua edhe ne prioritetet e zhvillimit te qendrueshem te Shqiperise, teme e cila do te trajtohet edhe me tej, dhe jo vetem, edhe ne aktivitete te tjera te Shkolles gjate vitit 2009.     Kursi u moderua nga eksperte Shqiptare dhe te huaj, si: Prof Adrian Civici, Rektor i Universitetit Europian te Tiranes (EUT), Prof. Shkelqim Cani, Ish Guvernator i Bankes se Shqiperise, Prof. Besnik Aliaj, Rektor i Unveirsitetit POLIS, Z. Shpend Ahmeti, Drejtor i Institutit te Studimeve te Avancuara ne Prishtine, Znj.Kathleen Imholz dhe Znj.Elvana Thaci te Misionit te Ndihmes Juridike te Komunitetit Europian per Sistemin e Drejtesise ne Shqiperi (EURALIUS).
 
Shkolla organizoi edhe nje vizite ne Bashkine e qytetit te Shkodres, si edhe nje takim me Zv/kryetarin e saj Z. Ahmet Omi, i cili prezantoi organizimin dhe funksionimin e bashkise se qytetit, politikat e zhvillimit, si edhe politika te tjera qe kane interest per qytetin e Shkodres.