Mobiliteti urban, deputetët shqiptarë vizitë në Ljubjanë
E Enjte, 16 Maj 2019

Rreth 30 deputetë dhe anëtarë të stafeve të parlamenteve të vendeve të rajonit zhvilluan një vizitë studimore në Ljubjanë, Slloveni, nga data 13-15 maj 2019. Qëllimi i vizitës ishte mundësia për të njohur nga afër modelin pozitiv të zbatuar të planifikimit të qëndrueshëm të mobilitetit urban ne këtë qytet, i cili është shpallur "Kryeqyteti i Gjelbert Evropian" për vitin 2016. Pjesëmarrësit u pritën nga kryetari i bashkisë së Ljubjanës, z. Zoran Jankovic, i cili ndau me ta sfidat dhe eksperiencën e tij për të siguruar mbështetjen e duhur politike dhe qytetare për të zbatuar masat e nevojshme të mobilitetit urban në qytetin e drejtuar prej tij në mandatin e katërt.
Delegacioni shqiptar u përfaqësua nga deputetët z. Niko Peleshi, znj. Eglantina Gjermani dhe znj. Xhilda Pinci, staf i Komisionit Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit.
Ky aktivitet u koordinua nga Akademia e Studimeve Politike në kuadër të programit "Bashkëpunimi rajonal dhe zhvillimi i kompetencave të parlamentarëve të Evropës Juglindore për efiçencën e energjisë, ndryshimet klimatike dhe mobilitetin urban", i financuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ).