Seminar i SHSHSP ne date 4 Mars 2009

E Enjte, 12 Mars 2009



Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike, ne vazhden e aktiviteteve te saj, ne daten 4 Mars organizoi nje takim me ekspertin e Mbrojtjes se te Dhenave Individuale te Keshillit te Evropes, Graham Sutton.
Ligji shqiptar per mbrojtjen e te dhenave personale eshte hartuar me kontributin e eksperteve te e Keshillit te Europes. Eksperti ne fjale ka asistuar qeverine shqiptare per nje kohe relativisht te gjate. Ne kete takim pjesmarresve te shkolles shqiptare iu dha mundesia te njihen me te rejat me te fundit mbi ligjin e sapomiratuar per mbrojtjen e te dhenave personale dhe lirine e individit.
Pas nje prezantimi te shkurter nga ana e ekspertit takimi vijoi ne nje bashkebisedim midis pjesemarrseve per me shume informacion ne lidhje me kete ceshtje. Biseda u perqendruar mbi elementet kryesore te ligjit, te dhenat personale dhe menyren e ruajtjes se tyre, si edhe mbi aplikimin e ligjeve te ngjashme ne vende te tjera te Komunitetit Europian.