ShShSP organizoi ceremoninė e dhėnies sė diplomave pėr vitin 2008

E Premte, 07 Nentor 2008



Tirana, 7 nëntor 2008 - Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike organizoi ceremoninë e dhënies së Diplomave për vitin 2008. Në ceremoni morrën pjesë Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Bamir Topi, Ambasadori i Delegacionit të Komisionit Evropian në Shqipëri Sh.T.Z Helmuth Lohan, Përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, zyrtarë të lartë të qeverisë, partive politike, media dhe shoqëria civile.

Në fjalën e hapjes së tij Drejtori i SHSHSP, Z. Olsi Dekovi uroi mirëseardhjen pjesmarrësve dhe u fokusua në rolin e rëndësishëm që Shkolla po luan në edukimin e një brezi të ri të liderash politikë e qytetarë, të dedikuar tek vlerat e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shteti ligjor, duke thelluar një kulturë të re të dialogut të hapur dhe pjesmarrjes.

""Presidenti i Republikës, SH.T.Z Bamir Topi vërejti me kenaqësi të pamasë progresin e vazhdueshëm të Shkollës nga kontaktet e tij personale me të diplomuarit e shkollës gjatë këtij viti. Ai e vuri theksin tek fakti se të diplomuarit e shkollës nuk janë thjesht lidera politikë, por së pari ata janë “misionarë politikë “ në të gjitha fushat e jetës sociale. Ai pohoi se është detyrimi i shtetit jo vetëm të inkurajojë Shkollën, por edhe të integrojë këto lidera të kualifikuar, duke qënë se shoqëria jonë ka nevojë për standarde.

Koordinatori i Programit të Shkollës së Studimeve Politike në Këshillin e Evropës Z. François Friedrich, u përqëndrua në misionin e Shkollave të Studimeve Politike, përfshirë SHSHSP, për të arritur një unitet më të madh përmes Evropës duke promovuar së bashku vlerat Evropiane të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit ligjor.
Në fjalën e tij drejtuar të diplomuarëve, Kreu i Delegacionit të Komisionit Evropian SH.T.Z Helmuth Lohan i quajti ato “të diplomuar specialë” për shkak të “pritshmërive speciale” prej tyre, duke përfshirë përveç të tjerave kontributin e tyre në rrugën e vëndit drejt integrimit Evropian.

Ceremonia u vijua me dorëzimin e diplomave dhe u përmbyll me një koktejl në ambjentet e Hotel Tirana International. ""