Nis trajnimi mbi kërkimin mbi politikat për akademikët e rinj
E Merkure, 16 Maj 2018

Trajnimi i parë i Programit të Kërkimit të Politikave për Akademikët e Rinj u zhvillua në Tiranë më 16-18 maj 2018. Trajnimi për 10 kërkuesit e përzgjedhur u drejtua nga Z. Eoin Young dhe Z. Ashot Khurshudyan, të dy ekspertë të Qendrës Ndërkombëtare për Advokim të Politikave (ICPA), në konsultim me PERFORM dhe Akademinë e Studimeve Politike (ASP).
Fokusi i këtij trajnimi ishte që studiuesit të kuptonin dallimet mes metodave standarde akademike dhe qasjeve të aplikuara që kërkohen nga një projekt kërkimi mbi politikat. Gjithashtu u synua që të përcaktoheshin temat përkatëse të kërkimeve.
Trajnimi zgjat dy ditë e gjysëm, duke përfshirë në gjysmën e ditës së fundit edhe një sesion ku morrën pjesë drejtues dhe specialistë të bashkisë Tiranë, të cilët janë dhe përfituesit e këtyre kërkimeve. Kjo ishte njëherazi një mënyrë për të ulur së bashku kërkuesit me partnerët e bashkisë dhe për të nisur bashkëpunimin në zhvillimin e projektit.
Ky program financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe zbatohet nga Helvetas Swiss Intercooperation në partneritet me Universitetin e Friburgut.