Firmoset marrëveshja mbi programin e akademikëve të rinj
E Enjte, 19 Prill 2018

Angazhimi i bashkisë Tiranë në programin e PERFORM dhe Akademisë së Studimeve Politike u zyrtarizua më tej sot me nënshkrimin e një Marrëveshje Bashkëpunimi mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe menaxherit të projektit Martin Dietz. Falë këtij partneriteti synohet të krijohet një grup kërkuesish të rinj, të cilët do të ndihmojnë Bashkinë e Tiranës në hartimin e politikave të saj. Ky program financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe zbatohet nga Helvetas Swiss Intercooperation në partneritet me Universitetin e Friburgut.
Akademinë e Studimeve Politike (ASP) ofron eksperiencën e saj në përzgjedhjen dhe zhvillimin e trajnimeve për 10 kërkues, të cilët do të mbështeten financiarisht për të hulumtuar mbi politika të përcaktuara, të cilat janë me interes për t’u zbatuar nga Bashkia e Tiranës. Aplikantët e përzgjedhur do të mentorohen në punimet e tyre nga Qendra Ndërkombëtare për Advokim të Politikave (ICPA), me seli në Berlin, Gjermani.
Qëllimi i këtij projekti është të mbështesë politikëbërjen bazuar në kërkim shkencor dhe në të dhëna. Kjo do të realizohet përmes tre përbërësve: fuqizimin e komunitetit të kërkuesve të shkencave sociale, forcimin e lidhjeve mes kërkuesve dhe politikëbërësve, si dhe krijimin e kushteve më të favorshme e të mekanizmave financiarë për zhvillimin e kërkimit shkencor në vendin tonë.
Njoftimi zyrtar i Bashkisë Tiranë: http://www.tirana.al/bashkia-e-tiranes-bashkepunim-me-projektin-zviceran-per-kerkim-shkencor-2/