Seminar mbi zgjedhjet presidenciale ne SHBA

E Marte, 04 Nentor 2008



  Ne daten 3 Nentor 2008, ne ambjentet e Hotel Tirana International, Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike organizoi nje takim me Z Paul Poletes, atasheu politik i ambasades Amerikane ne Tirane, ne lidhje me zgjedhjet presidenciale ne SHBA.

Gjate takimit Zoti Poletes foli mbi menyren e organizmit te zgjedhjeve ne SHBA, ngjarjet paraelektorale, karakteristikat e kandidateve dhe partive politike qe ata perfaqesojne, etj.  Krahas te tjerave, Z Poletes foli specifikisht edhe per disiplinen e kandidateve, strategjine e tyre, pikat e forta dhe te dobta te zgjedhjeve te kesaj rradhe.  E rendesishme ishte edhe konsiderata e perfshirjes se votuesve, preferencat e tyre, interesat e tyre politike dhe ekonomike, dhe menyra sesi refkektohen keto ne axhenden politike te kandidateve.  Rolit te media ne pergjithesi iu kushtua nje vemendje shume e madhe.

Pjesemarres ne kete takim ishin studente te Shkolles Shqiptare te Studimeve Politike, anetare te Bordit te Shkolles, studente te gazetarise dhe historise se Universitetit te Tiranës.