Dorëzohen rekomandimet e ASP mbi reformën zgjedhore

E Premte, 30 Mars 2018



Akademia e Studimeve Politike dorëzoi zyrtarisht rekomandimet e saj pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore me qëllim përmirësimin e procesit të administrimit zgjedhor. Këto rekomandime bazohen mbi eksperiencën disavjeçare të ASP në zbatimin e programit të edukimit të votuesve të rinj në bashkëpunim me KQZ dhe Ministrinë e Arsimit si dhe në vijim të ftesës nga Kuvendi për t’u përfshirë në procesin e konsultimit paraprak të rregullimeve ligjore në objektiv të komisionit.

Disa nga rekomandimet kryesore mbi procesin e administrimit janë:

1.    Ngritja e një Qendre Trajnimi pranë KQZ me qëllim rritjen e profesionalizmit të trupës zgjedhore. Kjo duhet shoqëruar me rregullime ligjore për të kthyer certifikimin nga kjo qendër si kusht për t’u regjistruar si komisioner në zgjedhje.
2.    Rregullime të nevojshme ligjore për të përcaktuar qartësisht institucionet, të cilat duhet të ndjekin ankesat për shkeljen e së drejtës së votimit si dhe ndëshkimin për abuzimet me votën.
3.    Përdorimi i teknologjisë së informacionit për të rritur informimin si dhe ofruar një mundësi të mëtejshme për të raportuar presionet dhe abuzimet me votën.

ASP do të vazhdojë të ndjekë nga afër punën e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore si dhe të ofrojë ekspertizën e saj me synim finalizimin e një reforme tepër të rëndësishme për vendin.

Rekomandimet e plota mund t’i shkarkoni këtu