Nënshkruhet marrëveshja për akreditimin e Akademisë së Lidershipit
E Enjte, 15 Shkurt 2018

Një Marrëveshje Bashkëpunimi tripalëshe me qëllim akreditimin e Programit të Akademisë së Lidershipit (PAL) u nënshkrua dje mes z. Claus Neukirch, kreu i zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, z. Fatmir Demneri, drejtori i Shkollës Shqiptare të Administratës Publike si dhe z. Erjon Tase, drejtor i Akademisë së Studimeve Politike.
Nënshkrimi zyrtarizon më tej bashkëpunimin e nisur për përshtatjen e kurrikulës së PAL në kontekstin shqiptar si dhe certifikimin e saj për kurset e trajnimit për drejtuesit e administratës qendrore dhe vendore. Një grup ekspertësh shqiptarë do të përgatiten gjithashtu nën mbikqyrjen e një eksperteje ndërkombëtare për t’u certifikuar nga Këshilli i Evropës dhe ASPA si trajnerët e ardhshëm të PAL në Shqipëri. Kjo ndërhyrje realizohet falë projektit “Fuqizimi i Strukturave të Qeverisjes Vendore në Shqipëri”, të financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe znj. Jutta Gützkow, drejtoresha e Divizionit të Mirëqeverisjes e Këshillit të Evropës; znj. Albana Koçiu, drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike; znj. Elda Bagaviki, përfaqësuese e Ambasadës Zvicerane si dhe drejtues të programeve të tjera ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri me fokus qeverisjen vendore.