Nis zbatimi i “Programit i Akademisë së Lidershipit”
E Merkure, 31 Janar 2018

Akademia e Studimeve Politike nisi zbatimin e “Programi i Akademisë së Lidershipit” (PAL), program i Qendrës së Ekspertizës pranë Këshillit të Evropës, me fokus rritjen e kapaciteteve drejtuese dhe menaxhuese të drejtuesve të lartë të administratës publike dhe vendore. Zbatimi i projektit synon të përshtasë kurrikulën e PAL në kontekstin shqiptar dhe të ndihmojë në akreditimin e tij nga Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA), me qëllim përfshirjen e tij në trajnimet e trupës së lartë drejtuese të administratës publike dhe vendore.
Një grup ekspertësh vendas, të përzgjedhur nga rrjeti i lektorëve dhe alumnëve të Akademisë dhe ASPA, po punojnë gjithashtu nën mbikqyrjen e një eksperteje ndërkombëtare për t’u certifikuar nga Këshilli i Evropës si trajnerët e ardhshëm të PAL në Shqipëri. Kjo ndërhyrje realizohet falë projektit “Fuqizimi i Strukturave të Qeverisjes Vendore në Shqipëri”, të financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).
Në vijim të përgatitjes së kurrikulës, është parashikuar që “Programi i Akademisë së Lidershipit” të pilotohet për herë të parë me një cikël drejtuar autoriteteve të larta të pushtetit vendor (kryetarëve, nënkryetarëve, drejtorëve të përgjithshëm), të cilët do t’i nënshtrohen një trajnimi në tre faza me synim zhvillimin e lidershipit për organizatat, lidershipit për strategjinë dhe lidershipin për ngritjen e kapaciteteve bazuar në 12 parimet e mirëqeverisjes të Këshillit të Evropës. Në përfundim të trajnimit, pjesëmarrësit do të certifikohen nga Këshilli i Evropës dhe Shkolla Shqiptare e Administratës Publike, bazuar mbi sistemin zyrtar të krediteteve.
Njoftimi në faqen zyrtare të Zyrës së Këshillit të Evropës: https://www.coe.int/sq/web/tirana/home