Kremtohet 10-vjetori i themelimit të Shkollës së Studimeve Politike
E Marte, 05 Dhjetor 2017

Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike kremtoi sot 10 vjetorin e themelimit të saj në një ceremoni të zhvilluar në hotel Plaza në Tiranë. Personalitete të rëndësishme si Presidenti i Republikes z. Ilir Meta; zv.kryeministrja znj. Senida Mesi; kreu i zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Z. Claus Neukirch; ambasadori zviceran në Tiranë, Z. Christoph Graf, si dhe bashkëpunëtorë të ndryshëm ndër vite, vlerësuan rolin Shkollës së ngritur nga Këshilli i Evropës me mbështetjen zvicerane, për edukimin e udhëheqësve të rinj.
Programi i Shkollës mbetet unik duke ulur së bashku përfaqësues të forcave të ndryshme politike, por edhe vendimmarrësit kryesorë, të zgjedhurit vendorë dhe aktivistët e shoqërisë civile dhe medias, me qëllim shkëmbimin e eksperiencave, lehtësimin e dialogut dhe gjenerimin e ideve të reja. Ceremonia shërbeu njëkohësisht për të diplomuar vitin akademik 2017 të Shkollës, të cilët do t'i bashkohen rrjetit të mbi 290 alumnëve (ish-pjesëmarrësve) të diplomuar gjatë dhjetë viteve të fundit.
• President i Republikës, z. Ilir Meta u shpreh në fjalën e tij: Përshëndes përzemërsisht veprimtarinë e Shkollës së Studimeve Politike, si një mundësi shumë e mirë që u ofrohet të rinjve shqiptarë të spikatin në individualitetin e tyre, si drejtues të të ardhmes dhe për të marrë më shumë përgjegjësi”. Zoti Meta këshilloi gjithashtu pjesëmarrësit e Shkollës që të jenë sa më të angazhuar: Sillni në Shqipëri ndryshimin përmes veprimit, dhe më e rëndësishmja, merrni përgjegjësi për të ardhmen e vendit dhe të vetes!
• Znj. Senida Mesi, nënvizoi në fjalën e saj faktin që ajo është njëra prej ish-pjesëmarrëseve të Shkollës në vitin 2016. “Tradita e krijuar e sistemit të vlerave nëpërmjet kësaj shkolle: ka shërbyer, shërben dhe do të shërbejë përherë si një bazë solide e tejet vizionare në promovimin dhe ngritjen e liderëve të së ardhmes. Qeveria Shqiptare, do të jetë përherë një partnere e denjë dhe mbështetëse e programeve të tilla ambicioze studimore, të cilat në vetvete i shërbejnë të gjithëve në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë.”, u shpreh znj. Mesi.
• Ambasadori i Zvicrës z.Christoph Graf nënvizoi "Sot ndërsa merrni diplomat tuaja ju merrni gjithashtu përgjegjësinë për të çuar më tej ndryshimet dhe reformat për të cilat ka nevojë ky vend. Ju jeni pararendësit e vlerave demokratike në Shqipëri”, tha ambasadori zviceran z.Christoph Graf. "Bëhuni një model pozitiv të cilët sjellin ndryshimet e duhura. Bëhuni fytyra dhe zëri i një fryme përparimtare dhe demokratike e cila e udhëheq Shqipërinë në një fazë të re të ecurisë së saj”, përfundoi ambasadori Graf.
• Z. Claus Neukirch, nga Zyra e Këshillit të Evropës në Tiranë, vlerësoi alumnit e shkollës si një rrjet që mund të sjellë ndryshimin e pritur. "Jemi të lumtur të shikojmë arritjet e kësaj Shkolle në forcimin e vlerave demokratike në Shqipëri dhe krijimin e një terreni pjellor për dialog dhe bashkëpunim midis të rinjve që vijnë nga bindje politike të ndryshme ". Z. Neukirch theksoi vëmendjen që i kushton Këshilli i Evropës rrjetit të Shkollave dhe u zotua për vazhdim të mëtejshëm të mbështetjes për këtë program.
• Drejtori i Akademisë së Studimeve Politike, z. Erjon Tase falenderoi partnerët për mbështetjen e tyre si dhe angazhimin e pjesëmarrësve: "Demokracia dhe qeverisja e mirë, nuk mund të merren asnjëherë për të mirëqëna pa një shoqëri të angazhuar, pa të rinj të përgatitur dhe aktivë për të qënë gardianë të vlerave demokratike. Të gjithë ju pjesëmarrës të Shkollës keni dëshmuar se dëshironi të jeni mbrojtës të këtyre vlerave."
Më pas ceremonia vazhdoi me shpërndarjen e certifikatave për 24 pjesëmarrësit e vitit akademik 2017, të cilët përfunduan një vit studimi, i cili përfshin lektrime, diskutime, punë në grupe, lojra simulimi dhe punime kërkimore mbi reformat e rëndësishme në vend. Eventi u nderua nga prezenca e dy ish-presidentëve Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu si dhe personalitete të tjera të politikës dhe profesionistë të njohur, të cilët kanë shërbyer si lektorë në kurset e Shkollës.
Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike u ngrit në Shqipëri në vitin 2007 nga Këshilli i Evropës dhe është pjesë e një rrjeti të shkollave në 21 vende të Lindjes dhe të Evropës Juglindore. Shkolla krenohet me dhjetë brezat e alumnëve - përfaqësues të partive politike, administratës publike, shoqërisë civile, akademikë dhe media (mbi 290 anëtarë) - të cilët e kanë ndjekur programin që nga nisja e tij.