E Marte, 14 Tetor 2008
Sic edhe eshte lajmeruar me pare, Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike organizoi nje seminar ne daten 8 tetor, ne oren 17:30, me temen "Mbi skemat e mbrojtjes sociale dhe sigurimeve ne rajon dhe ne Europe, kendveshtrimet krahasuese si edhe masat mbi zhvillimin dhe mirefunksionimin e skemave te mbrojtjes sociale dhe sigurimeve ne Shqiperi". Seminari u moderua nga Eksperte te Keshillit te Europes ne Strasburg. Seminari filloi me nje prezantim mbi Keshillin e Europes , te integritetit te shteteve anetare dhe te institucioneve europiane. E rendesishme ishte prezantimi i instrumentave te sigurimeve shoqerore, ndryshimet midis tyre, instrumentat e koordinimit, ligji shqiptar dhe nderkombetar, mekanizmat e kontrollit, sistemet e sigurimeve shoqerore, mbrojtja e grupeve vulnerabel, identifikimi i problematikave dhe sygjerimet per pushtetin. Pjesemarresit ne seminar ishin dakort me idene perfundimtare se vende ne zhvillim, sic eshte edhe Shqiperia, suksesin ne reformat e sistemit te sigurimeve e kane te lidhur me stabilitetin politik.