Vlerësime për edukimin e votuesve të rinj dhe aplikacionin e zgjedhjeve
E Premte, 13 Tetor 2017

Akademia e Studimeve Politike përfundoi me sukses dhe mori vlerësimet maksimale nga Këshilli i Evropës dhe bashkëpunëtorët e tjerë për përfundimin me sukses të programit të edukimit të votuesve për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017. Gjithashtu, raporti më i fundit i OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet përfshiu një rekomandim mbi përmirësimin e ndërgjegjësimit të votuesve në zgjedhjet e ardhshme në vendin tonë. Falë programit të edukimit, mbi 35,000 maturantë dhe votues për herë të parë në të gjitha shkollat e mesme publike të vendit u informuan mbi proçesin e zgjedhjeve dhe praktikuan procedurat e votimit. Ata morën pjesë në simulime dhe zgjedhje të inskenuara me qëllim që të familiarizoheshin me hapat e duhur të votimit dhe si të shmangnin gabimet në qendrat e votimit.
Pjesë e programit ishte edhe lançimi i “Voto2017” – një aplikacion celulari i zhvilluar për Android dhe iPhones, i cili u vendos në dispozicion të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Aplikacioni u instalua dhe përdor nga mbi 18,500 votues gjatë zgjedhjeve të Qershorit 2017. “Voto2017” ndihmoi përdoruesit të gjejnë qendrat e votimit, të kontrollojnë qendrën e votimit, dhe të informohen në kohë reale mbi proçesin e numërimit të votave dhe rezultatet e votimit. Aplikacioni krijoi gjithashtu mundësinë që votuesit të raportonin në kohë reale përmbes imazheve dhe videove dhe duke ruajtur identitetin e tyre, rastet e abuzimit me votën apo shitjen dhe blerjen e saj.
Programi u zbatua nga Akademia e Studimeve Politike (ASP) në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Programi u bë i mundur falë kontributit të Agjensisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Këshillit të Evropës.

Më tepër mbi fushatën mund të gjeni:
Kronika TV:
Media e shkruar dhe online:
Media e shkruar dhe online:
- http://www.albaniannews.com/index.php?idm=13092&mod=2 (English language)
- https://rtsh.al/lajme/kqz-sjell-aplikacionin-voto-2017/
- http://www.shekulli.com.al/voto-2017-aplikacioni-dedikuar-zgjedhjeve-te-25-qershorit/
- http://www.kohajone.com/2017/06/24/voto-2017-aplikacioni-i-dedikuar-zgjedhjeve-te-25-qershorit/
- http://www.gazetadita.al/kqz-aplikacion-per-te-denoncuar-shkeljet-ne-votime-nepermjet-celularit/
- http://www.afp.al/news/2017/06/voto-2017-kqz-nderton-aplikacionin-per-te-denoncuar-shkeljet-gjate-procesit-zgjedhor-30056/
Faqet zyrtare:
https://www.coe.int/en/web/electoral-assistance/-/awareness-raising-campaign-for-first-time-voters-and-support-for-application-software-ahead-of-parliamentary-elections-in-albania
https://www.eda.admin.ch/countries/albania/sq/home/aktualitete/lajmet.html/content/countries/albania/sq/meta/news/embassy/2017/fushate-informuese-dhe-aplikacion-celulari-per-votuesit-e-heres-
http://www.cec.org.al/sq-al/Njoftime/deklarata-shtypi/ID/706/Njoftim-per-shtyp-14062017