Certifikohen në bashkëpunim me ASPA stafet politike të bashkive
E Enjte, 29 Qershor 2017

Rreth 120 punonjës të Njësive të Qeverisjes Vendore, morrën
pjesë dhe u certifikuan në përfundim të programit të trajnimit të organizuar
nga Akademia e Studimeve Politike, në bashkëpunim me Shkollën Shqiptare të
Administratës Publike (ASPA) në periudhën 2016-2017. Nëpërmjet trajnimeve profesionale, por edhe diskutimit të problematikës dhe zgjidhjeve përkatëse të vetë pjesëmarrësve të bashkive të ndryshme, u synua që të rriten më tej njohuritë dhe aftësitë drejtuese të këtyre strukturave vendore.
Tematika e programit e titulluar “Rritja e njohurive mbi funksionimin dhe vendimmarrjen në qeverisjen vendore”, u transmetua nëpërmjet moduleve në gjashtë kurse dy ditore, më konkretisht:
Tematika e programit e titulluar “Rritja e njohurive mbi funksionimin dhe vendimmarrjen në qeverisjen vendore”, u transmetua nëpërmjet moduleve në gjashtë kurse dy ditore, më konkretisht:
- Reforma territoriale dhe implikimet e saj;
- Qeverisja lokale dhe politikat publike;
- Fondet e Bashkimit Evropian
- Qeverisja dhe komunikimi
Në përfundim të kursit, secili prej pjesëmarrësve u pajis me një çertifikatë trajnimi për tematikat përkatëse të regjistruar në databazën e Shkollës Shqiptare të Administratës Publike. Programi me fokus stafet politike të NJQV (kryetarët, nënkryetarët, kabineti i kryetarit apo dhe administratorët e njësive vendore kryesore), plotësoi gjithashtu testimet që zhvillohen nga ASPA për vlerësimin periodik për përfitimin e njohurive shtesë të stafit, i cili aktualisht gëzon statusin e nëpunësit civil.
Pjesëmarrësit vlerësuan këtë program rritje kapacitetesh si mjaft të nevojshëm dhe shprehën kërkesën për trajnimin e vazhdueshëm të tyre në kuadër të ndryshimeve të shumta që pëson legjislacioni dhe kompetencat e reja të NJQV si pasojë e reformave të demokratizimit të pushtetit vendor. Bashkëpunimi i frytshëm mes Akademisë dhe Shkollës së Administratës Publike pritet që të vazhdojë dhe zhvillohet më tej me hartimin e kurrikulave dhe zbatimit të programeve të reja të trajnimit të drejtuesve të pushtetit vendor, nën mbështetjen e vlerësuar të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).





