E Merkure, 24 Shtator 2008
Ne daten 24 shtator u zhvillua seminari i dyte per prezantimin e eseve te studenteve.Moderatori i ketij seminari ishte Zoti Frank Dalton nga OSBE ne Tirane. Temat e eseve te trajtuara synonin kryesisht ne: rolin e elitave politike ne rrezemin e diktatures dhe ndertimit te demokracise; analizimi i marredhenive midis demokracise dhe zhvillimit ekonomik; realiteti i kushteve te Shqiperise per t’u anetaresuar ne BE. Moderatori i seminarit e perqendroi vemendjen ne: mbajtjen e fokusit te diskutimeve ne temat e mesiperme dhe shtjellimin e tyre; mos anashkalimin e aspekteve te rendesishme ne tematikat e mesiperme dhe ruajtjen e formateve shkencore ne pergatitjen e eseve. Ne procesin e prezantimit dhe te diskutimit te eseve, dolen me ne pah: vlera dhe roli i elitave, llojet e elitave ne momente te rendesishme historike; vlera dhe roli i partive politike dhe udheheqesve partiake dhe politike; menyrat me efikase ne prezantimin e eseve, perballe stilit gazetaresk.