Integrimi evropian në fokusin e kursit të tretë të Shkollës
E Hene, 08 Maj 2017

Kursi i tretë kombëtar i Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike u zhvillua në Durrës nga datat 5-7 Maj 2017. Tematika "Shqipëria dhe rruga e saj drejt integrimit evropian" u trajtua nga lektorë dhe ekspertë të mirënjohur vendas dhe te huaj.
Eksperti ndërkombëtar i sigurisë, z. Alexis Vahlas, këshilltari politik i komandës Franceze të operacioneve të përbashkëta (CPOIA), u ftua në këtë kurs me synim për të trajtuar sfidat e reja me të cilat po përballet BE: radikalizimi islamik, rritja e influencës ruse si dhe valët e emigracionit. Diskutimi me pjesëmarrësit krijoi një vështrim më të qartë të problematikave të brendshme të BE-së si dhe masat e mundshme për të përballuar këto rreziqe të reja, të cilat kanë ndikim në valën e populizmit dhe mbylljes së mëtejshme të BE-së.
Ndërkohë, z. Gentian Elezi, drejtor i Institutit Agenda dhe ish-ministër i Integrimit, prezantoi rrugën e deritanishme të Shqipërisë drejt BE-së dhe mekanizmin e para-aderimit, së bashku me hapat e mëtejshëm për të hapur negociatat me Bashkimin Evropian. Ky modul prezantoi jo vetëm procesin teknik të integrimit, duke theksuar nevojën për një administratë profesionale, por edhe analizoi angazhimin politik dhe disa rekomandime përkatëse për qasjen e nevojshme në fazën e pritshme të hapjes së negociatave.
Prezantimi i ekspertit të zhvillimit rural, z. Ismail Beka, u fokusua tek nevoja për një model të ri zhvillimi të bujqësisë dhe sigurisë ushqimore për të konkuruar prodhimet e vendeve të tjera dhe ndihmuar në një ekonomi konkurruese me ekonomitë e vendeve të tjera të Bashkimit Evropian.
Ky kurs mbahet në vigjilje të javës së Evropës, e cila festohet në Shqipëri me një sërë aktivitetesh të tjera promovuese dhe gjithëpërfshirëse.