Akademia nis edukimin e votuesve për herë të parë - 2017
E Merkure, 26 Prill 2017

Akademia e Studimeve Politike ka nisur të zbatojë në muajin mars programin e edukimit të votuesve për herë të parë në zgjedhjet e ardhshme për kuvend. Programi do të zbatohet në të gjitha shkollat e mesme të vendit (356 shkolla) duke arritur tek mbi 34 mijë maturantë, të cilët kanë mbushur rishtazi moshën 18 vjeçare dhe kanë fituar të drejtën për të votuar. Fushata synon që të zhvillojë dy orë mësimi informues mbi demokracinë dhe rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje si dhe më pas ushtrimin praktik të njohurive të fituara nëpërmjet një simulimi të votimit, ku të rinjtë do të praktikojnë procesin dhe evitojnë gabimet në qendrat e votimit si dhe fenomenet e gabuara të
votimit familjar apo shitjes së votës, me synim për të ndikuar edhe tek
familjarët e tyre në evitimin e këtyre sjelljeve negative që cënojnë standartet
demokratike. Programi financohet nga ambasada zvicerane, Këshilli i Evropës dhe zbatohet në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. ASP do të mbështetet në zbatimin e këtij programi në eksperiencën pozitive të përfituar nga fushatat e mëparshme të edukimit në zgjedhjet e viteve 2011, 2013 dhe 2015.
Përgjatë muajit prill ASP ka zhvilluar trajnimin e 385 mësuesve të angazhuar në program, të cilët do të transmetojnë tek maturantët informacionin bazik dhe njohuritë praktike për edukimi zgjedhor. Këto seanca trajnimi kanë përgatitur terrenin për zhvillimin e fazës së dytë të programit në të gjitha shkollat e mesme të vendit, përgjatë muajit Maj.
Nxënësve u është vënë në dispozicion edhe një manual-udhëzues praktik mbi procesin e votimit si edhe postera sensibilizues, që do të promovojnë procesin në çdo shkollë të vendit. Gjithashtu platforma edukuese online (www.zgjedhjet.asp.al), e cila përmban ushtrime praktike dhe informacione të vlefshme rreth procesit të votimit, është vënë në dispozicion të të gjithë të rinjve. Ky website informues mund të aksesohet edhe nga faqja zyrtare e KQZ në rubrikën “edukimi i zgjedhësve”.
Personalitete të shquara dhe diplomatët janë të ftuar tashmë të marrin pjesë gjatë ushtrimit zgjedhor duke adresuar mesazhe publike mbi rëndësinë e pjesëmarrjes dhe të procesit të votimit. Programi synon të ketë gjatë kësaj faze një mbulim të gjerë mediatik, duke tentuar që të nxisë ndërgjegjësimin e të rinjve edhe jashtë bankave të shkollës.