Seminari i pare per prezantimin e temave

E Enjte, 18 Shtator 2008



Ne date 18 Shtator u zhvillua ne Tirane Seminari i pare per prezantimin e temave perfundimtare te pergatitura nga studentet, nen drejtimin e Profesor Benard Zenelit, dhe me pjesemarrjen e studenteve te shkolles per vitin 2008.Secilit student iu la ne dispozicion nje kohe e kufizuar prej 7-10 minutash, gjate te ciles ata prezantuan ne menyre te permbledhur temat e tyre, duke beret e mundur me pas shtjellimin nepermjet pyetjeve dhe komenteve.Gjate procesit te prezantimit dhe dikutimit per temat e perzgjedhura lektori u fokusua edhe ne rendesine qe ka menyra se si prezantohet nje teme, respektimi i terminologjise sipas standarteve te parapercaktuara, permendja e bibliografise se konsultuar, etj.

Shkolla ka marre masat qe ne keto seminare studentet te kene mundesi te njihen paraprakisht me temat dhe materialet e pergatitutra individualisht, qe do te beje te mundur leximin dhe perpunimin e kujdesshem paraprak, ne menyre qe te kene nje njohje me te mire kur te jene degjuar prezantimin si dhe ngritjen apo nxitjen e nje debati sa me konstruktiv.