Debatohet në Tiranë mbi eksperiencat antikorrupsion në Ballkan dhe vendet e Vishegradit
E Premte, 17 Mars 2017

Takimi i Tiranës nën nismën "Forumi antikorrupsion i Ballkanit Perëndimor" u mbajt më 17 mars 2017 në ambjentet e Innovation Hub Tirana. Mbi 40 politikanë të rinj, individë të zgjedhur dhe përfaqësues nga administrata publike dhe lokale, biznesit dhe medias, diskutuan rreth strategjisë antikorrupsion dhe ndikimin e korrupsionit në rritjen ekonomike në Shqipëri dhe në rajon. Dy panelistët e ftuar, z. Neritan Sejamini, ekspert i politikave publike dhe znj. Lorena Pullumbi, nga institucioni i Koordinatorit Kombëtar të Antikorrupsionit, analizuan rezultatet e strategjisë kombëtare të luftës kundër korrupsionit në Shqipëri dhe sollën shembujt më të mirë nga rajoni dhe vendet e Vishegradit.
Ky takim u organizua nga Akademia e Studimeve Politike, si pjesë e një projekti të Shkollave të Studimeve Politike të Këshillit të Evropës në vendet e Vishegradit (V4) dhe të Ballkanit Perëndimor, falë mbështetjes të Këshillit të Evropës dhe Fondit Ndërkombëtar të Vishegradit. Objektivat e programit përfshijnë identifikimin e boshllëqeve në luftimin e korrupsionit në Ballkanin Perëndimor, duke ndarë përvojat e vendeve të V4 në terren, dhe pajisjen e pjesëmarrësve të zgjedhur me eksperiencëa dhe njohuri të nevojshme për përmirësimin e masave antikorrupsion në vendet e tyre.