Zhvillohet kursi i parë i shkollës mbi fushatat elektorale
E Hene, 13 Mars 2017

Kursi i parë kombëtar i Shkollës Shqiptare së Studimeve Politike u zhvillua në Pogradec nga data 10-12 mars 2017. Ekspertët e ftuar në këtë kurs ndanë me pjesëmarrësit njohuritë dhe eksperiencat më të mira nga praktika vendase dhe ajo botërore.
Z. Jim Arkedis, me mbi 15 vite eksperiencë në fushatat politike amerikane trajtoi në këtë kurs temën e "Komunikimit politik dhe organizimin e fushatave". Një vend të rëndësishëm në këtë trajnim zuri edhe diskutimi mbi zgjedhjet e fundit në Shtetet e Bashkuara, të cilat surprizuan me ardhjen në pushtet të presidentit Donald Trump. Teknikat e përdorura nga dy kampet politike dhe roli i rrjeteve sociale në komunikimin politik të dy kandidatëve për president ngjallën debatin e synuar me pjesëmarrësit. Me mjaft interes ishte dhe trajnimi i z.Arkedis mbi "Fjalimin Publik", ku pjesemarrësit patën mundësinë që të njihen dhe praktikojnë teknikat më bashkëkohore në këtë fushë.
Ndërkohë, sistemet zgjedhore shqiptare u trajtuan në kurs nga bashkëkryetari i komisionit parlamentar të reformës zgjedhore, z. Oerd Bylykbashi. Njohja me problematikat e hasura në sisteme të ndryshme zgjedhore dhe ato të sistemit aktual ishin mjaft të vlerësuara nga pjesëmarrësit për të njohur më mirë diskursin aktual të politikës për reformën e synuar zgjedhore. Pjesëmarrësit patën gjithashtu mundësinë që të diskutojnë me z.Bylykbashi dhe ndajnë mendimet e tyre mbi një tjetër çështje të rëndësishme si ajo e dekriminalizimit.
Një tematikë mjaft e rëndësishme e trajtuar në këtë kurs ishte dhe reforma në sistemin e Drejtësisë, me pjesëmarrjen e z. Fatmir Xhafaj, kryetari i komisionit të posaçëm parlamentar të reformës. Z. Xhafaj ndau me pjesëmarrësit një analizë të zhvillimeve të deritanishme të reformës dhe sfidat e mëtejshme që e presin zbatimin e saj.