Diplomohet gjenerata e dhjetë e shkollës politike

E Shtune, 17 Dhjetor 2016



Ceremonia e diplomimit të gjenetës së dhjetë të Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike u zhvillua në Shkodër më 17 dhjetor 2016. Një grup prej 26 udhëheqësish të rinj politikë, aktivistëve civilë dhe nëpunësve publikë përfunduan me sukses ciklin njëvjecar të studimit dhe iu bashkangjitën rrjetit të alumnëve të Shkollës.

Drejtori i Akademisë së Studimeve Politike, Z. Erjon Tase falenderoi partnerët për mbështetjen e tyre si dhe vlerësoi angazhimin aktiv të pjesëmarrësve të Shkollës si një kontribut të rëndësishëm për mirëqeverisjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit. Së bashku me znj. Debora Kern, shefe e sektorit të demokracisë pranë ambasadës së Zvicrës si dhe nënkryetaren e bashkisë Shkodër, Znj. Emilja Koliqi, ata shpërndarë certifikatat dhe përgëzuan pjesëmarrësit për këtë moment të rëndësishëm.

Ceremonia u zhvillua në Shkodër me qëllim prezantimin përpara aktorëve vendorë dhe alumnëve të një punimi kërkimor të përgatitur nga një grup i pjesëmarrësve në kuadër të programit të shkollës, me fokus studimor bashkinë Shkodër. 

Dy të diplomuar, znj. Ramiola Kalemi, anëtare e këshillit bashkiak Durrës dhe z. Besfort Lamallari, kërkues i “Freedom House”, përshëndetën pjesëmarrësit në këtë ceremoni në emër të gjeneratës së tyre.

Aktiviteti vazhdoi më tej me takimin vjetor të rrjetit alumni të shkollës në një atmosferë më festive dhe ritakimi mes gjeneratave të ndryshme të shkollës.