Njoftim për aplikantët e rinj të Shkollës

E Marte, 22 Nentor 2016



Thirrja për aplikime të reja për pjesëmarrësit e programit "Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike - 2017" është mbyllur prej datës 18 Nëntor. Duke falenderuar kandidatët e shumtë që kanë dorëzuar aplikimin e tyre, dëshirojmë t’i njoftojmë se procesi i seleksionimit për fazën e intervistimit do të kryhet në ditët në vazhdim. Aplikantët do të njoftohen brenda dates 6 dhjetor 2016 për caktimin e datave të intervistimit në javën e ardhshme.

Dëshirojmë t'iu rikujtojmë procedurën e përzgjedhjes të aplikantëve si më poshtë vijon:

Faza e parë: Vlerësimi i aplikimeve të kandidatëve
Anëtarët e Bordit të “Akademisë së  Studimeve Politike” shqyrtojnë aplikimet e kandidatëve. Kandidatë të përshtatshëm do të jenë ata që kanë treguesit më të lartë sipas kritereve të pranimit. Do të njoftohen vetem kandidatët e përzgjedhur për intervistë.

Faza e dytë: Intervistimi i kandidatëve
Kandidatët e përzgjedhur si të përshatshëm i nënshtrohen një testi me shkrim dhe një interviste me anëtarë të këtij bordi, donatorëve dhe përfaqësuesve të rrjetit alumni. Intervista zhvillohet në gjuhën angleze. Komisioni i vlerëson kandidatët në bazë të kritereve të caktuara të kësaj faze.

Faza e tretë:  Përzgjedhja e kandidatëve fitues
Bazuar në rezultatet e dy vlerësimeve, komisioni i paraqet Bordit kandidatët fitues. Fitues shpallen kandidatët që kanë fituar numrin më të madh të pikëve në rend zbritës deri në plotësimin e numrit të parashikuar të pjesëmarrësve.

Faza e katërt:  Komunikimi i vendimit
Në këtë fazë shkolla lajmëron me email secilin kandidat për pranimin ose mospranimin e tij/saj.