Shkolla shqiptare pjesë e Forumit Botëror për Demokracinë 2016
E Premte, 11 Nentor 2016

Pjesëmarrësit e Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike morën pjesë nga 6-10 nëntor 2016 në Forumin e pestë Botëror për Demokracinë, i organizuar nga Këshilli i Evropës në Strasburg. Ky event mblodhi së bashku rreth 2000 persona - pjesëmarrës të 21 Shkollave të Studimeve Politike, udhëheqës politikë, aktivistë nga shoqëria civile, përfaqësues të medias dhe të rinj - nën temën kryesore "Edukimi si përballje e sfidave të reja të demokracisë". Forumi u përshëndet nga sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës z. Thorbjorn Jagland si dhe kryeministrja norvegjeze znj. Erna Solberg dhe ministrja franceze e Arsimit, znj. Najat Vallaud-Belkacem.
Nëpërmjet prezantimeve të eksperiencave të ndryshme botërore si dhe diskutimeve me personalitete të njohur në edukimin demokratik, u synua gjetja e përgjigjeve mbi pyetjet:
-Si mund të forcojmë tek të rinjtë dëshirën për të vepruar si mbrojtës të lirisë dhe të të drejtave të njeriut?
-A kanë sistemet tona arsimore mjetet e duhura për të mësuar vlerat që evitojnë ndarjet sociale dhe mirëkuptimin mbi ndryshimet fetare e kulturore?
- A duhet të angazhohen më shumë qeveritë në luftën kundër propagandës dhe ekstremizmit që kërkon të radikalizojë të rinjtë në epokën e mediave sociale, kur kushdo mund të thotë fjalën e tij?
Nëntëmbëdhjetë sesione/“laboratorë” u organizuan gjatë këtyre ditëve të Forumit, me synim diskutimin mbi këto sfida dhe shkëmbimin e eksperiencave që mund të ndihmojnë në formulimin e një përgjigje demokratike ndaj shqetësimeve të mësipërme. Shkollat e Studimeve Politike u prezantuan në këtë Forum si një model i suksesshëm i edukimit demokratik të të rinjve të angazhuar për të qënë aktivë në shoqëritë e tyre.
Në plotësim të programit të Forumit, pjesëmarrësit e Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike zhvilluan një vizitë informuese dhe takim me gjyqtarin shqiptar në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut, Z. Ledi Bianku si dhe u pritën nga ambasadorja znj. Ardiana Hobdari në misionin diplomatik shqiptar pranë Këshillit të Evropës. Aktiviteti shërben gjithashtu edhe si finalizimi i ciklit të vitit akademik 2016 të Shkollave të Studimeve Politike. Ceremonia e diplomimit u zhvillua nën prezencën e zëvendës sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Evropës, znj. Gabriella Battaini-Dragoni.

Për më shumë informacion mbi Forumin klikoni këtu