Keshilli i Europes shpall krijimin e Shoqates Europiane te Shkollave te Studimeve Politike

E Merkure, 09 Korrik 2008



  Strasburg, 04.07.2008 – Ne nje perpjekje per te zgjeruar vizibilitetin, rritjen dhe konsolidimin e shkollave te studimeve politike, Keshilli i Europes sot, ne ceremonine mbyllese te Universitetit te Trete Veror per Demokraci shpalli themelimin e Shoqates Europiane te Shkollave te Studimeve Politike   Catherine Lalumiere, ish Sekretare e Pergjithshme e Keshillit te Europes, pranoi drejtimin e Shoqates dhe beri komentet e meposhtme ne fjalen e saj: Projekti Europian eshte i permasave te medha, me dimension ekonomik, social dhe filozofik, duke kthyer ne nje projekt te vertete politik.  Kjo Shoqate na jep mundesine te mendojme se bashku mbi kuptimin e projektit Europian dhe te rolit nderkombetar te Europes qe ne po ndertojme se bashku.  Une besoj sinqerisht se kjo Shoqate e Shkollave te Studimeve Politike ka nje rendesi jetesore si nje forum per reflektimin e vazhdueshem dhe rivitalizimin e projektit europian dhe per t’u siguruar qe kemi te bejme me me shume se thjesht prosperitet ekonomik, tha ajo.
“Vazhdoni me punen e mire qe keni nisur”, u shpreh Lalumiere ne perfundim te fjales se saj, duke shtuar se eshte shume e impresionuar nga numri i pjesemarresve dhe cilesia e larte e kontributit te tyre.     Shoqata ka profil jo fitimprures, jo politk dhe jo fetar.  Shoqata do te adminstrohet nga nje bord administrative i perbere prej drejtoreve te Shkollave te Studimeve Politike te Keshillit te Europes dhe prej tre deri ne dhjete anetare te zgjedhur per nje periudhe kater vjecare nga asambleja e pergjithshme e anetareve.
Krijimi i Shoqates behet ne perfundim te Unviersitetit te Trete Veror per Demokraci, organizuar nga Keshilli i Europes ne Strasburg, nga 30 qershor deri ne 4 korrik.   Ne procesin e mbarevajtjes se ketij unversiteti, moren pjese rreth 600 pjesemarres nga shkolla politike ne 16 vende europiane, te cilet diskutuan ceshtje qe kishin te benin me qeverisjen, pushtetin dhe demokracine.
Pjesemarresve ne aktivitet iu shperndane certifikata nga Sekretari i Pergjthshem i Keshillit te Europes Terry Davis, i cili u shpreh se “ky dokument verteton jo vetem pjesemarrjen ne kete ngjarje nje javore ne Strasburg, por edhe dedikimin e vazhdueshem personal te tyre ndaj demokracise ne vendet e tyre.”
    “Qellimi yne nuk eshte vetem t’u japim njerezve mundesine per te studiuar demokracine, te drejtat e njeriut dhe zbatimin e ligjit, por gjithashtu per t’u dhene mundesine studenteve te takohen me studente te tjere, per te promovuar dialogun dhe nje kuptim me te mire midis njerezve aktive ne politike dhe te orientuar nga demokracia nga vende te ndryshme europiane,” tha ai ne fund.
Pjesemarresit miratuan me unanimitet  Deklaraten perfundimtare te Unioversitetit te Trete Veror per Demokraci.