ASP trajnime për të zgjedhurit vendorë
E Hene, 30 Janar 2012

Akademia e Studimeve Politike, në bashkëpunim me Institutin e Trajnimit të Administratës Publike (ITAP), ka shtrirë fushën e veprimit të saj duke zbatuar një program trajnues për drejtuesit e rinj të pushtetit vendor. Nëpërmjet kurseve praktike nga lektorë vendas dhe të huaj, por edhe bashkëpunimit mes te zgjedhurve të rinj dhe atyre me përvojë, synohet që të rriten më tej njohuritë dhe aftësitë drejtuese të këtyre strukturave vendore.
Më konkretisht, në kursin e parë të zhvilluar në Tiranë në datat 27-29 Janar 2012, u vlerësua që të diskutohej tematika “Vendimmarrja, hartimi i politikave dhe financat vendore". Në këtë trajnim të parë, morrën pjesë 15 përfaqësues nga të zgjedhurit vendorë si dhe administrata e bashkive: Tiranë, Kamëz, Burrel, Vau i Dejës, Përmet, Berat, Kavajë, Shijak, Lushnjë, Orikum. Hapjen e këtij kursi e përshëndeti Z.Marco Leidekker, Shefi i zyrës të Keshillit te Europës, si edhe Z.Fatmir Demneri, drejtori i Institutit të Trajnimit të Administratës Publike, të cilët shprehën rëndësinë e vecantë që merr trajnimi i administratës vendore në vijim të detyrave të rëndësishme që i janë besuar asaj në kuadër të procesit të decentralizimit.
Dita e parë e kursit, solli praktikën sllovene në hartimin sa më transpartent të buxhetit vendor. Lektorja, Znj. Neža Vodušek, eksperte e zyrës qeveritare të pushtetit lokal dhe politikave rajonale në Slloveni, trajtoi eksperiencën e një vendi pjesë të Bashkimit Evropian, por njëkohësisht pjesë e rajonit tonë dhe me një popullsi të vogël, të ngjashme me popullsinë tonë. Në përfundim të ditës, përfaqësuesit e NJQV iu nënshtruan një ushtrimi praktik. Ata u ndanë në dy grupe dhe secilit prej tyre iu caktuan detyra përkatëse për të hartuar një draft buxhet, debatuar këtë draft me qytetarët dhe këshillin bashkiak si edhe për të kryer opozitën e duhur të projektit.
Dita e dytë e kursit, trajtoi eksperiencën shqiptare në hartimin e buxhetit vendor. Znj. Albana Dhimitri, eksperte e Pushtetit Vendor, ish-nënkryetare e bashkisë Tiranë, solli shembujt praktikë të politikave buxhetore në bashkinë e Tiranës, por njëkohësisht edhe eksperiencën dhe problematikën e shfaqur në disa bashki të vendit që janë asistuar prej saj gjatë muajve të fundit. Pyetjet e pjesëmarrësve gjetën përgjigje dhe argumentime të vlefshme praktike.
Në të njëjtën vlerësim praktik të buxhetimit vendor, shërbeu edhe vizita e përfaqësuesve të NJQV në bashkinë e Kamzës. Kryetari i bashkisë Z.Xhelal Mziu, shpjegoi eksperiencën e administratës së bashkisë së Kamzës në rritjen e të ardhurave nga qytetarët dhe përkthimin e tyre në investime të shumta. U ndoq me interes dhe u shpjegua fakti që bashkia Kamëz arrin të mbledhë 90 përqind të taksës familjare si dhe mundësia e saj për të parashikuar 60 përqind të buxhetit në fonde investimesh. Gjithashtu u vizitua në bashki salla bashkëkohore e shërbimeve të qytetarëve nën standartin one-stop-shop.
Dita e tretë e kursit, kishte për qëllim të trajtonte marrëdhënien mes financimit qendror dhe atij lokal. Znj.Afrida Domnori, drejtoreshë e financave vendore, pranë Ministrisë së Brendshme, shpjegoi për të pranishmit mënyrat e përfitimit të granteve të qeverisjes qendrore si edhe udhëzimet e fundit ligjore për vjeljen e të ardhurave vendore. Disa prej pjesëmarrësve nuk ishin të njohur me këto praktika dhe udhëzime të reja ligjore për vitin 2012 dhe kursi shërbeu si një tjetër mundësi për të siguruar manualet dhe materiale të tjera udhëzuese për zbatimin praktik të akteve ligjore. Znj. Domnori shpjegoi gjithashtu skemat dhe formulat e përfitimit të granteve qeveritare, duke hedhur dritë mbi paqartësi që krijohen nga mungesa e informacionit nga përfaqësuesit e NJQV duke krijuar dyshime për shpërndarje jo të drejtë të këtyre granteve.
Në përfundim të kursit të parë, pjesëmarrësit u pajisën me një certifikatë pjesëmarrjeje të lëshuar nga Akademia e Studimeve Politike dhe Instituti i Trajnimit të Adminisrtatës Publike. Programi i trajnimit përbëhet nga një seri prej katër kursesh kombëtare me përfaqësues të 20 bashkive, të cilat përfshijnë drejtues të rinj të mandatuar në zgjedhjet e 8 Majit 2011, por edhe përfaqësues vendorë me përvojë, të cilët do të transmetojnë eksperiencën e tyre. Programi financohet nga Agjensia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në kuadër të reformave të demokratizimit të pushtetit vendor.