Drejtuesit e bashkive trajnohen per menaxhimin e stafit dhe komunikimin
E Shtune, 18 Shkurt 2012

Kursi i dytë i trajnimit me përfaqësuesit e njësive vendore me temë "Menaxhimi i stafit, i konfliteve dhe komunikimi me publikun"u zhvillua në Durrës në datat 24-25 Shkurt 2012. Për shkak të situatës së emergjencës të krijuar nga moti i ftohtë, organizimi i kursit u shty për disa javë duke i dhënë kështu mundësinë e pjesëmarrjes edhe përfaqësuesve nga bashkitë veriore të vendit. Në këtë trajnim, morrën pjesë përfaqësues nga të zgjedhurit vendorë si dhe administrata e bashkive: Tiranë, Kamëz, Burrel, Vau i Dejës, Përmet, Kukës, Kavajë, Shijak, Himarë, Pogradec.
Programi i ditës së parë të kursit u fokusua tek menaxhimi i stafit dhe i konflikteve mes vetë strukturave vendore si edhe me institucionet qendrore. Tematikat u trajtuan nga eksperti Z.Erind Kraja dhe ngjallën mjaft interes tek pjesëmarrësit duke patur parasysh situatën e konfliktualitetit politik me të cilat përballen ata në realitetin e përditshëm. Dy nga rastet më tipike që u sollën si shqetësime reale në të gjitha bashkitë, ishte marrëdhënia e tyre me Këshillin Bashkiak dhe së dyti, problematika me menaxhimin e ujësjellësave. U trajtuan në seminar rastet praktike të problematikës së ujësjellësave të Burrelit dhe Përmetit dhe eksperti Erind Kraja zbërtheu disa nga arsyet e konfliktit dhe mënyrat se si mund të menaxhohet ky konflikt.
Dita e dytë e kursit, u fokusua në vlerësimin dhe krijimin e marrëdhënieve të duhura me komunitetin. Lektorët, Znj.Albana Dhimitri dhe Z.Alban Bala, shpjeguan mënyrat më të mira për të ndërtuar besimin e duhur të publikut ndaj veprimtarisë së bashkive. Znj.Dhimitri vuri theksin tek dëgjesat publike dhe krijimi i urave praktike të komunikimit me qytetarët për cdo nismë apo problematikë të shfaqur. Shembujt konkretë të aktivizimit të saj në bashkinë e Tiranës, ishin mjaft të vlefshëm për të transmetuar zgjidhjet e duhura tek pjesëmarrësit. Lektori tjetër, Z.Bala u përqëndrua në një aspekt tjetër të marrëdhënieve publike, atë të ndërtimit të fushatave të duhura të imazhit të një lidershipi vendor si edhe mënyrat e duhura të komunikimit me qytetarët.
Në përfundim të kursit të dytë, pjesëmarrësit u pajisën me një certifikatë pjesëmarrjeje të lëshuar nga Akademia e Studimeve Politike dhe Instituti i Trajnimit të Administratës Publike. Sipas kërkesës së vetë pjesëmarrësve, iu transmetuan atyre të gjitha materialet e trajtuara nga lektorët. Me interes ishin metodika e matjes së performancës së personelit të administratës si edhe formularët model për ndarjen dhe përcaktimin konkret të detyrave në cdo sektor të strukturave vendore.