E Merkure, 05 Tetor 2016

Një grup i pjesëmarrësve të vitit 2016 të Shkollës si dhe alumnëve të saj, zhvilluan dje një bashkëbisedim me një prej emrave më të njohur të politikës zvicerane, njëkohësisht mbështetësin e pavarësisë së Kosovës, z. Andreas Gross. Diskutimi i hapur mbi sfidat e demokracisë sot në Evropë dhe aktivizimin e qytetarëve në vendimmarrje ngjallën interesin e duhur të pjesëmarrësve.
Debati u fokusua edhe tek niveli i zhvillimit të demokracisë në Shqipëri falë eksperiencës të vizitave të shumta monitoruese që ka zhvilluar z.Gross në vendin tonë në rolin e kryetarit të grupit socialist në Ansamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës si dhe në vëzhgimin e proceseve të ndryshme zgjedhore.
Zoti Gross vlerësoi nivelin e lartë të diskutimit dhe inkurajoi pjesëmarrësit
që të vazhdojnë angazhimin e tyre në reformat e rëndësishme në vend. Takime të
tilla me pjeswmarrwsit dhe alumnit u shërbejnë personaliteteve të huaja për të
njohur opinione profesionale dhe të balancuara mbi zhvillimet e vendit.





