Mbështetje për kërkimet e alumnëve të Shkollës mbi politikat në nivel vendor
E Enjte, 01 Shtator 2016

Akademia e Studimeve Politike (ASP) në bashkëpunim me Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA), po zbatojnë një cikël aktivitetesh kërkimore dhe advokuese me synim përmirësimin e politikave në nivel vendor. Ky program synon zhvillimin e mëtejshëm të angazhimit qytetar dhe profesional të antarëve të rrjetit të alumnëve (ish-pjesëmarrësve) – rreth 250 pjesëmarrës të nëntë gjeneratave – përfaqësues të partive politike, shërbimit publik, shoqërisë civile, botës akademike dhe medias, të cilët veprojnë si promotorë të ndryshimit dhe të zbatimit të reformave të rëndësishme integruese në vend.
Synimi kryesor i programit është mbështetja e ideve që janë inovative dhe tregojnë përkushtim për angazhimin ose mobilizimin e qytetarëve, ofrojnë strategji kreative dhe efektive për përdorimin e metodave alternative të nxitjes së mobilizimit qytetar, përdorimin e mediave sociale, etj. Pas një procesi të hapur aplikimi në muajin Maj 2016, u përzgjodhën gjashtë propozimet më të mira të alumnëve, të cilët përfituan trajnimet përkatëse mbi teknikat e kërkimit dhe advokimit si dhe po mbështeten financiarisht në aktivitetet e tyre kërkimore dhe advokuese.
Më konkretisht, punimet janë fokusuar në këto çështje:

- “Transferimi dhe përdorimi i pronës shtetërore nga njësitë e reja tëqeverisjes vendore – sfidat dhe perspektivat”– Bashkia Tiranë;
- “Përfshirje sociale për kategorinë ’ish- të dënuar‘ dhe ’të dënuar në shërbim prove‘ me qëllim ri-integrimin e qëndrueshëm të tyre në komunitet”– Bashkia Korçë;
- “Identifikimi dhe parandalimi i korrupsionit në nivel vendor”– Bashkia Kamëz;
- “Situata e respektimit të standarteve të aksesueshërisë së personave me aftësi të kufizuar në investimeve e reja publike” - Bashkia Tiranë;
- “Rritja e përfaqësimit të komuniteteve bregdetare mbi shfrytëzimin e hapësirave publike”– Bashkia Vlorë dhe Himarë;
- “Informim mbi angazhimin e Këshillit Bashkiak Shkodër” – Bashkia Shkodër.