Universiteti Veror per Demokraci i Keshillit te Evropes

E Hene, 30 Qershor 2008



Strasbourg, 23.06.2008 – “Qeverisje, pushtet dhe demokraci'” ishte tema kryesore e Universitetit te Trete Veror per Demokraci, qe u organizua nga Keshilli i Europes ne Strasburg, ne datat 30 qershor – 4 korrik 2008.

Kjo ngjarje bashkoi mbi 600 pjesemarres te shkollave te studiemeve politike nga 16 vende europiane.

Sekretari i Pergjithshem i Keshillit te Europes Terry Davis hapi Universitetin Veror te henen ne 30 qershor ne oren 9:30 a.m.

Presidenti i Malit te Zi Filip Vujanovic mbajti gjithashtu nje leksion hapes.

Kryetari i Bashkise se Strasburgut Roland Ries, Zv/Presidenti i Asamblese Parlamentare (PACE) Göran Lindblad dhe Meglena Kuneva, Komisionerja Europiane per Mbrojtjen e Konsumatorit, ishin midis folesve ne hapje te punimeve.

Sesioni pese ditor perfshiu nje sere konferencash me tematike te percaktuar dhe seminaresh, te cilat u drejtuan dhe moderuan nga rreth 75 eksperte ne fushen e demokracise, marredhenieve nderkombetare, dhe medias, si edhe personalitete te tilla nderkombetare si Kim Campbell, ish kryeministri Kanadez, Egor Gaydar, ish kryeminstri i Federates Ruse, Stanislau Shushkevich, Ish drejtues i shtetit te Belarus; dhe Ivan Vejvoda, Drejtor Ekzekutiv i Balkan Trust for Democracy.

Presidenti i Gjykates Europiane per te drejtat e Njeriut (ECHR) Jean-Paul Costa dhe Zv/Presidenti i PACE Andreas Gross mori pjese ne sesionin e mbylljes ne daten 4 korrik, gjate se ciles u adoptua edhe nje deklarate perfundimtare.

Shpallja zyrtare e Shoqates Europiane te Shkollave te Studimeve Politike u mbajt gjithashtu ne daten 4 korrik, me pjesemarrjen e Catherine Lalumiere, Ish sekretare e Pergjithshme e Keshillit te Europes .

Sesionet plenare dhe konferencat tematike ishin te hapura per shtypin, ndryshe nga takimet dhe seminare ne ECHR.

Ne daten 24 qershor ne oren 3:00 p.m. ne sallen 17 te Palais de l’Europe u be edhe nje takim me shtypin nga Jean-Louis Laurens, Drejtori i Pergjithshem i Çeshtjeve Politike te Keshillit te Europes .