Diskutim me ambasadorin zviceran mbi “Demokracia direkte ndaj asaj përfaqësuese”

E Shtune, 04 Qershor 2016



A është modeli i demokracisë direkte zvicerane arsyeja e konsensusit, transparencës në vendimmarrje dhe angazhimit qytetar zviceran ? A mund të aplikohet kjo pjesëmarrje direkte mbi reformat kryesore dhe debatet e nxehta politike e sociale në Shqipëri, atëherë kur duket se politikanët kanë dështuar në arritjen e konsensusit mbi reformat e rëndëishme që rrezikojnë të pendojnë rrugën e integrimit evropian të vendit? Këto pyetje ishin në qendër të leksionit të hapur që zhvilloi Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike me ambasadorin zviceran, z. Christoph Graf, më 3 qershor 2016, në Qendrën për Hapje dhe Dialog pranë Kryeministrisë.

Pjesëmarrësit e Shkollës së Studimeve Politike patën gjithashtu mundësinë që të thellonin njohuritë e tyre mbi modelin e vecantë politik të Zvicrës. Një vend ku kultura, fe dhe minoritetet sociale të ndryshme kanë bashkëjetuar falë një sistemi unik politik, me theks në federalizmin, një pjesëmarrje të gjerë popullore në procesin politik, një politikë të jashtme të bazuar në neutralitet dhe politikën e brendshme të bazuara në konsensus.

Ambasador Graf vlerësoi nivelin e diskutimeve dhe ekspertizën e pjesëmarrësve të shkollës. Ambasada e Zvicrës në Tiranë mbështet programin e Shkollës që nga viti 2010 me qëllim forcimin e një kulturë moderne politike të bazuar në vlerat e përbashkëta të pluralizmit, tolerancës dhe dialogut të hapur, duke inkurajuar kështu zhvillimin e një komuniteti të liderëve të rinj politikë dhe qytetarë.

Politikanët dhe figura të tjera kryesore publike ftohen rregullisht si ligjërues në kuadrin e programit të Shkollës. Këto takime dhe shkëmbimi i pikëpamjeve janë pjesë e përpjekjeve më të gjera të SHSHSP për të lehtësuar diskutimet ndërmjet grupeve të ndryshme për çështje me rëndësi publike, si dhe në informimin e publikut të gjerë mbi procesin e reformave në vend.