Kreu i Komisionit të Venecias vlerësim për Shkollat për krijimin e kulturës demokratike
E Shtune, 18 Qershor 2016

Takimi vjetor i drejtorëve të 21 Shkollave Politike të Këshillit të Evropës u zhvillua më 15-16 qershor 2016 në Strasburg. Ky event u organizua njëkohësisht me tryezën e dytë të programit të “Tryezave Qytetare”, i cili mbledh së bashku 30 alumnë të shkollave dhe të rinj të tjerë evropianë. Drejtorët diskutuan mbi raportin e përgatitur nga alumnët mbi problemet me të cilat përballet sot Evropa. Ky raport iu dorëzua Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, z. Thorbjorn Jagland, si një kontribut i drejtëpërdrejtë i alumnëve të edukuar në shkollat politike.
Mes folësve të ftuar në programin e “Tryezave Qytetare” ishte dhe Gianni Buquicchio, presidenti i Komisionit të Venecias. Prezantimi i tij solli në vëmendje rolin e këtij institucioni në ekspertizën e ofruar për ndryshimet kushtetuese në shumë vende të Këshillit të Evropës. Pyetjet e të pranishmëve u fokusuan në dy çështjet më të prekshme ku Komisioni i Venecias ka ndërhyrë së fundi: reforma e sistemit të Drejtësisë në Shqipëri si dhe ndryshimet në kushtetutën polake në lidhje me masat antiterrorizëm. Në të dyja këto raste, z. Buquicchio nënvizoi faktin se reformat e rëndësishme kanë nevojë për kulturë demokratike dhe pikërisht për këtë arsye, ai vlerësoi rolin e shkollave të studimeve politike si promotore të edukimit të shoqërive demokratike dhe përmirësimit të klimës politike. “Ne do të vazhdojmë të ofrojmë ekspertizën tonë sa herë që të na kërkohet, pavarësisht kritikave apo sulmeve që mund të na vijnë nga politikanët”, theksoi kreu i Komisionit të Venecias.
Pjesë e diksutimeve ishte dhe organizimi i Forumit të ardhshëm Botëror për Demokracinë në muajin nëntor në Strasburg, tema kryesore e të cilit do të jetë edukimi dhe ku shkollat do të kenë një rol edhe më të madh në prezantimet e ndryshme.