Finalizohet me sukses Akademia Rajonale per Demokraci
E Marte, 01 Dhjetor 2015

Programi i Akademisë Rajonale për Demokraci, uli dje siparin në Beograd pas një eksperience pozitive tre vjecare. Një nga eventet më të rëndësishëm rajonale mblodhi së bashku mbi 150 udhëheqës të rinj nga shtatë vendet e Ballkanit, falë bashkëpunimit të shkollave respektive të studimeve politike.
Gjatë katër ditëve të seminarit përmbyllës të gjeneratës 2015 si dhe konferencës finale, u ulën së bashku më shumë se 70 të rinj, që përfaqësojnë partitë politike, organizata të shoqërisë civile si dhe media nga shtatë vende të Ballkanit Perëndimor.
Në përfundim të eventit, rektori i Akademisë, z. Pierre Mirel u dorëzoi pjesëmarrësve certifikatat e nënshkruara gjithashtu nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, z Thorbjorn Jagland.
Më tepër detaje mbi akademinë dhe pjesëmarrësit e saj mund të gjeni në www.radwb.eu