Kurs trajnimi mbi lidershipin demokratik

E Merkure, 18 Qershor 2008



Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike mbajti kursin e saj te katert per vitin 2008 ne hotel Butrinti, Sarande ne daten 13 -1 5 qershor 2008.  Tema e ketij kursi ishte mbi “Lidershipin demokratik”.  Trajnues ne kete kurs ishte Z John Jackson, nga organizata “Capacity Building International”.

 Disa prej nen-ceshtjeve me te rendesishme te diskutuara prej Z Jakson ishin:

  • Aspekte te kendveshtrimeve te udheheqesise tradicionale;
  • Menyrat e vleresimit te elementit tei udheheqesise tek individi;
  • Udheheqesia moderne – perballja me sfidat;
  • Vetvleresimi i udheheqesise;
  • Vizioni i nje qeverisjeje lokale: analiza e te perfshireve;
  • Zhvillimi individual i planeve personale te veprimit;
  • Udheheqesia modernep – Zhvillimi i praktikave;
  • Praktikat kryesore dhe aftesite e udheheqesise;
  • Njerezit tuaje / orientimi nga detyrat;
  • Materialet mbi sfidimin e udheheqesise: ndryshimet kryesore; ekipet e fuqishme;krijimi i nje organziate qe meson; zhvillimi i drejtimit dhe strategjise;
  • Zhvillimi individual i planeve te veprimit personal;

Te nje rendesie te vecante, dhe qe sollen shume diskutime, ishin edhe temat e meposhtme:

  • Udheheqesia ne institucione dhe komunitet;
  • Rruget e qeverisjes lokale moderne dhe qellimi i  vertete i saj;
  • Promovimi i qeverisjes etike;
  • Planifikimi komunitar.      

Kursi i 4-t  ju dha mundesine pjesmarresesve te njihen me kendveshtrimet me moderne mbi lidershipin, rolin e individit, vet-vleresimin dhe kreativitetin.  Kursi u dha mundesine pjesemarresve te debatojne gjallerisht per ceshtjet te ndryshme te ngritura ne lidhje me aftesite dhe qendrimet e udheheqesve dhe udheheqesise ne situate te ndryshme.  Pjesemarresit ne kurs e vleresuan metodologjine dhe ceshtjet e trajtuara si shume te vlefshme dhe praktike, sa i perket kuptimit dhe ngulitjes se koncepteve dhe dijeve te reja.