Starton ne Berlin programi i alumneve te shkollave
E Premte, 06 Maj 2016

Startoi udhëtimin në Berlin, më 2-4 Maj 2016, inisiativa më e re e Shkollave të Studimeve Politike të Këshillit të Evropës, programi i “Tryezave Qytetare”. Programi bazohet në eksperiencën e seminareve ndërkombëtare të alumnëve të Shkollave të Studimeve Politike dhe mbi bindjen se sfidat kombëtare, si dhe përgjigjet ndaj këtyre sfidave, kanë shkaqe dhe pasoja që i kapërcejnë kufijtë. Duke pasur parasysh këtë qasje pan-evropiane dhe dinamikën ndërkombëtare, këto takime do t’iu ofrojnë alumnëve dhe liderëve të tjerë të rinj të përzgjedhur një platformë për të studiuar trendet dhe sfidat, si dhe për të ndërtuar një rrjet kolegësh me qëllim gjetjen e mënyrave për të krijuar një angazhim qytetar më të mirë në të gjithë Evropën dhe më gjerë.
Tryeza e parë e këtij programi u zhvillua në Berlin, me pjesëmarrjen e rreth 30 alumnëve të shkollave dhe të rinjve të tjerë të zgjedhur,. Mes folësve të ftuar në Berlin ishin: Joschka Fischer, Ivan Krastev, Grete Brochmann, Daniel Gros, Branko Milanovic, Kalypso Nicolaïdis, Claus Offe, Nathalie Tocci. Diskutimet o fokusuan mbi perspektivat e rritjes ekonomike gjithëpërfshirëse, trendet në lidhje me pabarazinë dhe lëvizshmërisë sociale, roli i Evropës në botë, sfidat e migracionit dhe ndryshimet e lidhura në kapitalin social dhe kontratën sociale, dhe një teleologji evropiane e cila mund të ndihmojë të na udhëzojë në të ardhmen.
Ndërkohë, takimi i dytë do të zhvillohet në Strasburg në 16-17 qershor 2016 me pjesëmarrjen e ekspertëve dhe politikanëve të tjerë të rëndësishëm. “Tryezat Qytetare” organizohen nga Shkolla Evropiane e Politikës në Stamboll në bashkëpunim të ngushtë me Këshillin e Evropës dhe Rrjetin e Shkollave të Studimeve Politike.
Më shumë informacion në http://civicroundtable.org