Pjesemarrësit e shkolles prezantojne kerkimin mbi administraten vendore pas reformes territoriale
E Marte, 24 Maj 2016

Gjetjet e një punimi studimor mbi “Sfidat e riorganizimit të Administratës Vendore”, u prezantuan sot në Tiranë në një tryeze të rrumbullakët me politikëbërës, ekspertë si dhe punonjës së administratës vendore. Debati i hapur i pjesëmarrësve synoi analizimin e efiçencës së reformës administrative-territoriale në bashkitë e reja, duke trajtuar si shembull studimor bashkinë Fier. Ky punim u përgatit në kuadër të inisiativave publike të pjesëmarrësve të “Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike”.
Aktiviteti u përshëndet nga z. Enea Hoti, këshilltar i Ministrit për Çështjet Vendore si dhe z. Artan Shkëmbi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë së Zbatimit të Reformës Territoriale. Të pranishmit vlerësuan inisiativën e pjesëmarrësve të Shkollës për të studiuar këtë temë mjaft të rëndësishme dhe theksuan se është e nevojshme që shembujt pozitivë dhe problemet që mund të jenë shfaqur pas zbatimit të reformës të trajtohen me vëmendjen e duhur dhe me përfshirjen e të gjithë aktorëve të shoqërisë.
Z. Shkëmbi u shpreh në fjalën e tij se reforma ka patur ndikimet e saj pozitive, por nevojitet ende shumë profesionalizëm dhe përgatitje nga drejtuesit e zgjedhur dhe stafet e bashkive për të përballuar përgjegjësitë e ngarkuara. “Kryetarët e bashkive, në shumë raste e kanë keqkuptuar reformën. Shikojmë se bashkitë e reja kanë nisur që prej muajit dhjetor 2015 të krijojnë struktura apo stafe të pajustifikuara për detyrat e tyre. Në njëfarë mënyre, mund ta quajmë edhe një “shthurrje” të strukturave vendore dhe është e vështirë që të gjesh një model të njëjtë organizimi nga një bashki tek tjetra. Agjensia jonë ka nisur analizimin e situatës dhe synon që të përcaktojë standartet përkatëse për organizimin e bashkive si dhe të evidentojë modelet pozitive të organizimit, të cilat mund të replikohen më pas edhe në bashki të tjera”, u shpreh z. Shkëmbi.
Z. Hoti, nënvizoi në fjalën e tij se reforma ka sjellë uljen e kostove administrative dhe rritjen e efiçencës së shërbimeve, por duke qënë në një fazë tranzitore, ka ende nevojë për përmirësime të mëtejshme. “Kemi nisur punën për digjitalizimin e të gjitha arkivave të njësive vendore, një punë kolosale, për të kuptuar më mirë përllogariten deri në 5 kilometra linearë dokumenta, të cilat duhet të jenë të aksesueshme online. Falë kësaj, do të jetë e mundur printimi apo aksesi online i të gjithë dokumentacionit që sot merret nga qytetarët në njësitë administrative të vendit. Kjo do të krijojë sistemet ‘One-stop shop’ dhe do të evitojë humbjen e kohës për qytetarët apo ngarkesën e stafit të njësive të reja vendore”, u shpreh z. Hoti.
Disa prej këtyre rekomandimeve të prezantuara nga kërkuesja znj. Arlinda Hoti ishin:
• Reforma territoriale jo domosdoshmërisht do të sjellë ulje të kostove administrative dhe përmirësim të shërbimeve. Realizimi i kësaj hipoteze varet nga shumë faktorë por në radhë të parë nga mënyra sesi do ti qasen kryetarët e rinj të bashkive riorganizimit administrativ.
• Kryetarët e bashkive do të përballen me sfida të shumëfishta dhe të menjëhershme. Menaxhimi i tranzicionit duke bashkëpunuar dhe koordinuar me strukturat qeveritare do të jetë kyç në suksesin e këtij mandati qeverisës.
• Aplikimimi i qasjes së re në administrimin e bashkive (e-governance) është kusht i domosdshëm për arritjen e eficencës administrative dhe përmirësimin e shërbimeve.
Prezantimi i gjetjeve të para të dokumentit si dhe bashkëpunimi i mëtejshëm me aktorët e rëndësishëm të kësaj tryeze do të shërbejnë për të finalizuar më tej punimin studimor. Ky dokument u prodhua si pjesë e inisiativave publike të pjesëmarrësve të “Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike” dhe u mbështet nga Akademia e Studimeve Politike. Nëpërmjet angazhimit në këto inisiativa, synohet që objektivat e reformave të rëndësishme në vend të transmetohen tek publiku i gjerë dhe në këtë mënyrë, të sigurohet ndërgjegjësimi i duhur për rolin e gjithësecilit prej aktorëve dhe vetë publikut në zbatimin e këtyre detyrimeve dhe standardeve.
Vlerësim për grupin organizator të punimit: Arlinda Hoti, Evis Shurdha, Blerina Ago, Dorina Puto dhe Mirjeta Gjongecaj.

Një prezantim të përmbledhur të punimit mund ta shkarkoni këtu